Shitëse

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët. 
SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Pozicioni:
Shitëse
Departmenti: Departamenti Operacional
Vendodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Qëllimi kryesor i këtij pozicioni është ofrimi i shërbimit me efikasitet dhe efiçense ndaj klientëve duke mirëmbajtur hapësirën që ka në përgjegjësi;Puna e përditshme e këtij pozicioni konsiston në sistemimin e produkteve në banak dhe shitjen e tyre në të gjithë hapësirën promocionale që i përket departamentit.

Detyra dhe Përgjegjësi:
- Njohja shumë e mirë e produkteve dhe e funksionit të tyre, magazinës së sektorit të tij/saj dhe e gjithë dyqanit në tërësi;
- Mbajtja pastër dhe e rregullt e banakëve dhe magazinës;
- Kontrolli i produkteve para se të ekspozohen duke u siguruar se etiketat, barkodet, çmimet, etj. janë brenda standardeve të shitjes;
- Mbajtja e datave të skadencës të sektorit përkatës;
- Prezantimi i produkteve specifike duke i mirëmbajtur testerat;
- Marrja pjesë në inventaret e sektorit;
- Zotërimi i njohurive të gjëra për stokun aktual të sektorit përkatës;
- Mirësjellja dhe komunikimi i duhur me klientët dhe kolegët, etj.

Kërkesat: 
a. Edukimi:Të zotërojë diplomë të shkollës së mesme.
b.Eksperiencat e punës:Eksperiencë pune të ngjashme, (6muaj deri në një vit).
dAftesi të tjera:
-Aftësi për te punuar në skuadër;
-Aftësi për të operuar me të gjitha pajisjet për kryerjen e punës;
-Aftësi për t’i siguruar klientit një shërbim efikas në situata të ndryshme pune.

Kushtet e punës: Ofrohet pagë konkuruese.
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

Afati i dorëzimit: 05/01/2019

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.