Supervizor Logjistike


Departamenti:i Logjistikës
Vendodhja:Tiranë

- Mbajtja e shpenzimeve të logjistikës (nr. i paletave stock in/out bound dhe rruget) në vlerat e përcaktuara sipas buxhetit;

- Optimizimi i stokut të TLP-së për të siguruar furnizmin e marketeve; - Ndjekja e procesit të bërjes së porosisë për produktet PL, sigurimi i stokut optimal VS shitjeve, ndjekja e skadencave të tyre;

- Ndjekja e procedurave të zhdoganimit që nga porosia tek furnitori e deri në hyrjen në magazinë dhe shpërndarjen e tyre në destinacionet përkatëse;

- Mbajtja e stokut në nivele optimale bazuar në strategjinë ose parametrat e stokut të përcaktuara nga kompania;

- Menaxhimi i nivelit të stokut dhe sasisë së produkteve të porositura tek furnitorët duke u siguruar që porositë të realizohen bazuar në nivelin aktual të stokut dhe duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me Departamentin e Blerjeve;

- Mbajtja e kontakteve me furnitorët në lidhje me dokumentacionin që këta të fundit duhet të disponojnë për të gjitha produktet në qarkullim;

- Përpilimi i raporteve ditore mbi produktet që janë gjendje në magazinë; - Përgatitja e raportit mbi nivelin e stokut dhe analiza e koeficientit të turnoverit;

- Analizimi i porosive që vijnë nga dyqanet dhe bën sygjerimet e nevojshme duke patur parasysh parametrat e stokut (minimal, optimal dhe maksimal)

- Përgjegjës për qarkullimin e stokut bazuar në kërkesat e Departamentit të Blerjeve; - Implementimi i termave të paracaktuara, prokurimi i sasisë së stokut të kërkuar në cdo kohë në mënyrë që të plotësojë kërkesat e dyqanit dhe konsumatorëve;

- Ndjekja dhe analizimi i qarkullimit te produkteve me afat të shkurtër skadence dhe procedurat e menaxhimit të tyre;


Lexoni njoftimin e plotë