Mirësevini në programin e besnikërisë MY SPAR!

Karta “ My Spar” është një program besnikërie i krijuar për të identifikuar dhe shpërblyer klientet tanë besnikë. Përfitimet tuaja do të jenë të shumta nëpërmjet blerjeve që do të kryeni në të gjithë rrjetin e marketeve SPAR dhe hipermarketeve INTERSPAR. Qëllimi ynë është të jemi sa më pranë jush duke ju ofruar privilegje unike si anëtar i kësaj skeme besnikërie.

Përse duhet te jeni pjesë e programit të besnikërisë MY SPAR?
Si anëtar në këtë program ju do të përfitoni shumë. Kjo skemë është e bazuar në mbledhjen e pikëve për çdo blerje, oferta të dedikuara, dhurata dhe shumë privilegje të tjera qe do t’i gjeni vetëm në SPAR.

Përfitimet e përdorimit të kartës “MY SPAR”

  • Bëheni pjesë e programit të besnikërise MY SPAR.
  • Mblidhni pikë në çdo blerje.
  • Pikët e mbledhura mund t’i konvertoni në lekë, shpenzime SPAR.
  • Me pikët e mbledhura mund të zgjidhni nga dhuratat e shumta të katalogut.
  • Oferta të dedikuara në ditë të ndryshme dhe për produkte specifike.

Skema e mbledhjes së pikëve
100 lekë = 10 pikë

Vlefshmëria dhe përdorimi i pikëve
Pasi jeni pajisur me kartën MY SPAR, keni të drejtë të përdorni ose të mblidhni sa më shumë pikë. Pikët që keni mbledhur mund t’i konvertoni në kupon me vlerë lekësh ose t’i përdorni për të zgjedhur një nga dhuratat e shumta të katalogut.

Pikë

Kupon në vlerë

2200

200 Leke

4000

420 Leke

6000

660 Leke

Shënim :

    • Një klient nuk mund të ketë më shume se një kartë të regjistruar me të dhenat e tij.
    • Anëtarësimi nuk mund të kalohet tek të tjere.
    • Klienti informohet për pikët e mbledhura me printimin e çdo kuponi.
    • Kuponi ka vlefshmëri  7 ditë duke filluar nga dita e printimit.