Oriz basmati me mish vici & qumesht kokosi
Ne nje tenxhere vendosni mishin te ziej.
Ne nje tigan te madh, ne zjarr mesatar hidhni vajin e ullirit.
Vendosni hudhrat, qepen dhe i gatuani per pak minuta sa te zbuten.
Shtoni xhinxherin dhe kerrin dhe perzieni per 3-4 minuta.
Shtoni specat dhe gatuani pak minuta akoma.
Pasi te ziej mishi, e hidhni bashke me lengun e vet ne tiganin me perimet. I gatuani rreth 15 minuta.
Ne nje tas perzieni qumeshtin e kokosit me 1 luge te madhe miell pa gluten* dhe e shtoni ne tigan. I gatuani akoma deri sa perberja te behet kremoze.
Gatuani orizin basmati ne proporcion 1 me dy uje. Zieni fillimisht ujin me pak vaj ulliri, kripe, 3-4 boce kardamom ose karafil. I hidhni orizin dhe e ulni flaken. Mbyllni kapakun dhe lereni sa te pi gjithe ujin.
*Qumeshti i kokosit eshte nje nder pijet me te shendetshme dhe njekohesisht te shijshme. Ai permban yndyre por ajo eshte shume me e shendetshme nga yndyra shtazore. Per kete, qumeshti I kokosit perben nje zgjidhje ideale per te zevendesuar qumeshtin e zakonshem. (Tundeni mire kutine perpara se ta hapni)
*Kerri eshte nje kombinim erzash indiane me nje shije unike dhe ngjyre te verdhe. Kete ngjyre e merr nga turmeriku qe permban.
*Orizi basmati ka nje pamje fine dhe shije shume te lehte. Vertete eshte i bardhe, por ne nje vakt ku perimet nuk mungojne ky oriz eshte nje zgjedhje qe kenaq te madh e te vogel.
Miell amaranthi eshte mielli nga fara e amaranthit, nje drith teper I ushqyeshem. Kete mund ta zevendesoni me miell te zakonshem ose niseshte. Nese e doni receten pa gluten duhet te zgjidhni nje miell qe shkruan “gluten free”
Te gjithe keto artikuj i gjeni ne rrjetet e supermarketeve Carrefour, ne raftet e artikujve nga bota si dhe ne kendin e erzave.
PS: kjo recete mund te realizohet shume e shijshme edhe me mish pule ose fare pa mish. Ne rast se nuk doni ta beni me mish, ne vend te ujit perdorni leng pule ose perimesh. Ne kete rast, koha e gatimit do te jete me pak.