Ka nje shkolle mendimesh se ngjyrat e forta te ushqimeve mbartin vlera te medha ushqyese. Kjo eshte shume e vertete per sa i perket antioksidanteve, pasi ata ne vetvete jane pigmente, qe i japin ngjyren perkatese bimes, ne me te shumten e rasteve. Per kete arsye, ne kemi krijuar kete sallate, ku ngjyra vishnje e panxharit, me portokalline e karrotes dhe jeshilen e nenexhikut ofrojne nje kombinim ideal fitokimikatesh antioksiduese.
Nje recete ideale per vaktin e darkes. Orizi basmati mundeson karbohidrate te thjeshte per te fjetur mire. Mishi i vicit i kombinuar me specat e kuq ofrojne hekur ne formen me te perthithshme. Erzat si xhinxheri, hudhrat dhe kerri rrisin maksimalisht forcen antioksiduese.
Recete ideale edhe per ata qe vuajne nga intoleranca ndaj glutenit.