KONKURS VIDEO KREATIV

RREGULLORE
“SPAR ALBANIA” SH.P.K.
KONKURS VIDEO KREATIV
“SPAR ALBANIA VIDEO CHALLENGE B2S”
Organizatori: “SPAR Albania” sh.p.k., person juridik i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), me NUIS L51603008A, me seli në adresën: SPAR Distribution Center, Kashar, Zona Kadastrale 2105, Nr. Pasurie 1841/46, Tiranë, përfaqësuar nga Administratori znj. Elona Mema.
Neni 1
Objekti dhe qëllimi
1.1. Organizatori zhvillon konkursin kreativ me video “SPAR Albania Video Challenge B2S” (“Konkursi”), me qëllim promovimin e markës SPAR Albania, krijimtarisë audiovizive dhe angazhimit të komunitetit në platformat e rrjeteve sociale.
1.2. Konkursi është një garë krijuese, në të cilën pjesëmarrësit konkurrojnë nëpërmjet krijimit dhe publikimit të videove origjinale.
1.3. Përzgjedhja e fituesve do të bëhet mbi bazën e kritereve të përcaktuara në këtë Rregullore dhe nuk do të bëhet me short apo mekanizëm tjetër rastësor.
Neni 2
Kohëzgjatja
2.1. Konkursi do të zhvillohet nga data 29 gusht 2026 deri më 20 shtator 2026, ndërsa shpallja e fituesve do të bëhet më 22 shtator 2026.
2.2. Vetëm videot e publikuara brenda periudhës së përcaktuar në pikën 2.1 do të konsiderohen të vlefshme.
2.3. Organizatori ka të drejtë të përcaktojë një afat të veçantë për verifikimin e pjesëmarrjeve dhe shpalljen e fituesve.
Neni 3
Territori dhe pjesëmarrësit
3.1. Konkursi zhvillohet në territorin e Republikës së Shqipërisë.
3.2. Të drejtën për të marrë pjesë e kanë personat fizikë mbi moshën 18 vjeç.
3.3. Personat nën moshën 18 vjeç mund të marrin pjesë në Konkurs vetëm nëse kanë marrë paraprakisht pëlqimin e prindit ose kujdestarit ligjor.
3.4. Pëlqimi i prindit ose kujdestarit ligjor duhet të merret në formë të shkruar ose elektronike të dokumentueshme dhe duhet të përmbajë, së paku, identitetin e të miturit, identitetin e prindit/kujdestarit, aktivitetin për të cilin jepet pëlqimi, datën dhe nënshkrimin ose konfirmimin elektronik.
3.5. Nëse pjesëmarrja përfshin fotografim, filmim, publikim ose përdorim të imazhit, emrit apo zërit të të miturit, pëlqimi për këto përdorime duhet të jetë i shprehur dhe i qartë.
3.6. Pëlqimi dhe dokumentacioni përkatës ruhen nga Organizatori për qëllime verifikimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
3.7. Pjesëmarrja e të miturit nuk lejohet nëse pëlqimi i kërkuar nuk është marrë ose nuk mund të verifikohet.
Neni 4
Forma e pjesëmarrjes
Për të marrë pjesë në Konkurs, pjesëmarrësi duhet:
- të krijojë një video origjinale sipas tematikës së Konkursit;
- ta publikojë videon në Instagram;
- të përdorë hashtag-un zyrtar #SparALVideoChallengeB2S;
- të bëjë tag faqen zyrtare të “SPAR Albania” sh.p.k.;
- të ndjekë (Folloë) faqen zyrtare të SPAR Albania në Instagram;
- ta mbajë videon publike deri në përfundim të procesit të vlerësimit;
- të respektojë këtë Rregullore dhe politikat e platformës përkatëse.
Neni 5
Përmbajtja e videos
Videoja duhet:
- të jetë origjinale;
- të jetë krijuar nga pjesëmarrësi/pjesëmarrësit;
- të mos shkelë të drejtat e autorit apo të drejta të tjera të pronësisë intelektuale;
- të mos cenojë të drejtat e personave të tretë;
- të mos përmbajë materiale të paligjshme;
- të mos përmbajë informacion të rremë ose mashtrues;
- të mos dëmtojë në mënyrë të pajustifikuar reputacionin e SPAR Albania.
Neni 6
Përmbajtjet e ndaluara
Ndalohet përmbajtja që paraqet, promovon, nxit ose favorizon dhunën, sjelljet e rrezikshme ose veprimet e paligjshme, veçanërisht kur këto mund të nxisin imitimin e tyre.
Në veçanti, videoja nuk duhet të përmbajë:
a) Dhunë
- dhunë fizike;
- kërcënime;
- torturë;
- dhunë ndaj kafshëve;
- përmbajtje që nxit ose promovon dhunën.
b) Përmbajtje seksuale
- nuditet seksual;
- akte seksuale;
- përmbajtje pornografike;
- seksualizim të të miturve.
c) Drogë
Ndalohet promovimi i:
- substancave narkotike;
- përdorimit të paligjshëm të substancave;
- shitjes ose shpërndarjes së tyre.
d) Armë dhe aktivitete të rrezikshme
Ndalohet promovimi i përdorimit të armëve, mjeteve të rrezikshme ose veprimeve që mund të shkaktojnë dëmtime.
e) Diskriminim dhe gjuhë urrejtjeje
Ndalohet përmbajtja që:
- nxit urrejtje;
- diskriminon;
- fyen ose poshtëron persona apo grupe;
- përmban racizëm, seksizëm ose gjuhë urrejtjeje.
f) Përmbajtje të paligjshme
Çdo përmbajtje që shkel legjislacionin shqiptar.
Neni 7
Personat e tretë dhe të miturit që shfaqen në video
7.1. Pjesëmarrësi garanton se, për çdo person të tretë që shfaqet ose dëgjohet në video, ka marrë paraprakisht autorizimin/pëlqimin e nevojshëm për regjistrimin, publikimin dhe përdorimin e imazhit dhe/ose zërit të tij.
7.2. Autorizimet/pëlqimet duhet të jenë të dokumentuara në formë të shkruar ose elektronike dhe, me kërkesë të Organizatorit, t’i vihen në dispozicion për verifikim.
7.3. Për personat nën 18 vjeç, autorizimi merret nga prindi ose kujdestari ligjor, sipas legjislacionit në fuqi.
7.4. Pjesëmarrësi mban përgjegjësi për sigurimin e autorizimeve të nevojshme dhe garanton se përdorimi i videos nga SPAR Albania, brenda qëllimeve të kësaj Rregulloreje, nuk cenon të drejtat e personave të tretë.
7.5. SPAR Albania ka të drejtë të kërkojë dokumentacionin që provon marrjen e autorizimeve/pëlqimeve përkatëse.
Neni 8
Të drejtat e autorit
8.1. Pjesëmarrësi deklaron dhe garanton se është krijuesi/autori ose titullari i ligjshëm i të drejtave të nevojshme mbi videon dhe se publikimi dhe përdorimi i saj nuk cenon të drejtat e autorit, të drejtat e lidhura, markat tregtare, të drejtat e imazhit, privatësinë apo të drejta të tjera të personave të tretë.
8.2. Pjesëmarrësi mban përgjegjësi për çdo pretendim të një personi të tretë lidhur me të drejtat mbi videon, në rast se këto të drejta nuk janë marrë ose siguruar në mënyrë të ligjshme.
Neni 9
Muzika dhe materialet e palëve të treta
9.1. Pjesëmarrësi është përgjegjës për sigurimin e të gjitha licencave, autorizimeve dhe të drejtave të nevojshme për përdorimin e muzikës, regjistrimeve muzikore, imazheve, videove, fotografive, grafikave, voice-over, fonteve apo materialeve të tjera të palëve të treta të përfshira në video.
9.2. Pjesëmarrësi nuk duhet të përdorë materiale të palëve të treta nëse përdorimi i tyre nuk është i autorizuar për qëllimet e parashikuara në këtë Rregullore.
Neni 10
Manipulimi i engagement
10.1. Ndalohet:
- blerja e likes;
- blerja e vieës;
- blerja e folloëers;
- përdorimi i bots;
- përdorimi i profileve false;
- engagement farms;
- click farms;
- përdorimi i shërbimeve për rritje artificiale;
- manipulimi i algoritmeve;
- organizimi i engagement të rremë;
- spam-i ose praktika të tjera të ngjashme.
10.2. Organizatori ka të drejtë të verifikojë autenticitetin dhe natyrën organike të engagement-it dhe, në rast konstatimi ose dyshimi të arsyeshëm për manipulim, të përjashtojë pjesëmarrësin nga vlerësimi.
Neni 11
Kriteret e vlerësimit
11.1. Juria – 30%
Vlerësimi i Jurisë do të bazohet në:
- kreativitetin dhe origjinalitetin;
- lidhjen me tematikën;
- cilësinë e realizimit;
- mesazhin dhe komunikimin.
11.2. Engagement – 70%
Vlerësimi i engagement-it do të bazohet në:
- vieës;
- likes;
- comments;
- shares,
sipas të dhënave të disponueshme në programin Pikasa.
Neni 12
Juria
12.1. Anëtarët e Jurisë do të jenë:
- 1 përfaqësues i SPAR Albania – Elona Mema;
- 1 përfaqësues i marketingut/komunikimit – Redona Kalaja;
- 1 person i pavarur – Frenklin Bejtja.
12.2. Punonjësit e SPAR Albania, anëtarët e Jurisë, agjencitë e angazhuara drejtpërdrejt në organizimin e Konkursit dhe familjarët e tyre të afërt nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në Konkurs.
Neni 13
Procesverbali i Konkursit
Juria do të mbajë një procesverbal ku do të shënohen:
- data;
- lista e pjesëmarrësve finalistë;
- kriteret e vlerësimit;
- arsyetimi i vlerësimit;
- rezultati final;
- nënshkrimet e anëtarëve të Jurisë.
Neni 14
14.1.
Neni 15
Verifikimi i fituesve
Fituesi duhet të dorëzojë, sipas rastit:
- emër;
- mbiemër;
- dokument identifikimi;
- numër telefoni dhe/ose email;
- dokument bankar, nëse kërkohet për pagesën e çmimit.
15.1 Dokumenti i identifikimit dhe të dhënat bankare do të kërkohen vetëm nga fituesit dhe vetëm në masën që janë të nevojshme për verifikimin e identitetit, përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe/ose pagesën e çmimit.
15.2 Këto të dhëna do të merren nëpërmjet kanaleve të sigurta të përcaktuara nga SPAR Albania, do të aksesohen vetëm nga personat e autorizuar dhe do të ruhen vetëm për periudhën e nevojshme për qëllimin për të cilin janë mbledhur ose për periudhën e kërkuar nga ligji.
15.3 SPAR Albania do të zbatojë masat e nevojshme teknike dhe organizative për mbrojtjen e këtyre të dhënave dhe nuk do t'i përdorë ato për qëllime të tjera nga ato për të cilat janë mbledhur.
Neni 16
Mbrojtja e të dhënave personale
16.1. SPAR Albania, në cilësinë e Kontrolluesit të të Dhënave, përpunon të dhënat personale të pjesëmarrësve në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
16.2. Mund të përpunohen, sipas rastit, emri, mbiemri, username, linku i profilit, numri i telefonit, email-i, dokumenti i identifikimit dhe të dhënat bankare të fituesve.
16.3. Të dhënat përpunohen për:
- administrimin e Konkursit;
- verifikimin e pjesëmarrjes;
- përzgjedhjen dhe verifikimin e fituesve;
- komunikimin me pjesëmarrësit dhe fituesit;
- pagesën e çmimit;
- trajtimin e ankesave;
- përmbushjen e detyrimeve ligjore.
16.4. Baza ligjore e përpunimit përcaktohet sipas qëllimit të përpunimit, duke përfshirë, sipas rastit, zbatimin e kushteve të Konkursit, përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe pëlqimin e subjektit të të dhënave kur ky kërkohet.
16.5. Të dhënat ruhen vetëm për periudhën e nevojshme për përmbushjen e qëllimit për të cilin janë mbledhur ose për periudhën e përcaktuar nga legjislacioni në fuqi.
16.6. Pjesëmarrësit informohen mbi përpunimin e të dhënave personale, të drejtat e tyre dhe mënyrën e ushtrimit të tyre nëpërmjet Njoftimit për Privatësinë (Privacy Notice), bashkëlidhur kësaj Rregulloreje si Aneksi 1.
Neni 17
Imazhi, emri dhe zëri
17.1. Përdorimi i imazhit, emrit dhe/ose zërit të pjesëmarrësve për qëllime promocionale, publicitare dhe marketingu nga SPAR Albania është i ndarë nga të drejtat mbi videon dhe rregullohet në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.
17.2. Përdorimi i tyre do të bëhet vetëm për qëllimet e përcaktuara në këtë Rregullore, në kanalet fizike dhe digjitale të SPAR Albania dhe për periudhën e përcaktuar në autorizimin/pëlqimin përkatës.
17.3. Kur baza ligjore është pëlqimi, ai merret në mënyrë të veçantë, të qartë dhe të dokumentueshme, duke përcaktuar qëllimin, mënyrën, kanalet dhe kohëzgjatjen e përdorimit.
17.4. Pëlqimi për përdorimin e imazhit, emrit dhe/ose zërit është i veçantë nga pranimi i kësaj Rregulloreje dhe nga të drejtat mbi videon.
17.5. Për personat nën 18 vjeç, autorizimi merret paraprakisht nga prindi ose kujdestari ligjor.
17.6. Në formularin e pjesëmarrjes do të parashikohen në mënyrë të veçantë:
a) pranimi i Rregullores dhe kushteve të Konkursit; dhe
b) pëlqimi/autorizimi për përdorimin e imazhit, emrit dhe/ose zërit, sipas rastit.
Neni 18
Të drejtat mbi videot fituese
18.1. Me dorëzimin e videos, pjesëmarrësi deklaron se është autor ose titullar i ligjshëm i të drejtave të nevojshme mbi të.
18.2. Për videot fituese, pjesëmarrësi i jep SPAR Albania një licencë joekskluzive, pa kufizim territorial, për përdorimin, riprodhimin, publikimin, shpërndarjen, komunikimin në publik dhe përshtatjen e videos për qëllime të komunikimit, marketingut dhe promovimit të SPAR Albania, në kanalet fizike dhe digjitale të Shoqërisë.
18.3. Licenca përfshin të drejtën e SPAR Albania për ta përdorur videon fituese në rrjete sociale, faqe interneti, materiale promocionale dhe kanale të tjera të komunikimit të Shoqërisë.
18.4. Të drejtat mbi videon janë të ndara nga pëlqimi për përdorimin e imazhit, emrit dhe/ose zërit të personave që shfaqen ose dëgjohen në video.
18.5. Pjesëmarrësi garanton se përdorimi i videos nga SPAR Albania, brenda kufijve të kësaj Rregulloreje, nuk cenon të drejtat e autorit, të drejtat e lidhura apo të drejtat e personave të tretë.
18.6. Pjesëmarrësi do të konfirmojë në formularin e pjesëmarrjes pranimin e kushteve të licencimit të videos fituese.
Neni 19
Skualifikimi
19.1. Organizatori mund të skualifikojë një pjesëmarrës kur:
- jep informacion të rremë;
- përdor video të kopjuara ose materiale të paautorizuara;
- shkel të drejtat e autorit;
- përdor profile false;
- manipulon engagement-in;
- shkel rregullat e platformës;
- përdor përmbajtje të ndaluar;
- nuk provon autorizimet për personat e tretë;
- nuk plotëson kriteret e pjesëmarrjes;
- refuzon të japë dokumentacionin e nevojshëm për verifikim;
- shkel këtë Rregullore.
Neni 20
Fituesi që nuk përgjigjet
20.1. Nëse njëri prej fituesve nuk përgjigjet:
- do të bëhet një përpjekje e dytë për kontakt;
- do t'i jepet një afat shtesë prej 2 ditësh pune;
- nëse nuk përgjigjet brenda këtij afati, humbet të drejtën për çmimin;
- Organizatori/Juria do të përcaktojë fituesin pasardhës sipas renditjes së rezultateve.
Neni 21
Ankesat
21.1. Ankesat mund të paraqiten pranë selisë së Organizatorit ose në adresën zyrtare elektronike Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., në formë të shkruar.
21.2. Ankesat duhet të përmbajnë arsyetimin e pretendimit dhe, kur është e mundur, materialet që e mbështesin atë dhe duhet të paraqiten jo më vonë se 2 ditë pune nga shpallja e fituesve.
21.3. Ankesat e paraqitura pas këtij afati nuk do të merren në shqyrtim.
21.4. Organizatori/Juria do t'i shqyrtojë dhe do t'u përgjigjet ankesave brenda 30 ditëve pune.
Neni 22
Ndryshimi ose anulimi i Konkursit
22.1. Organizatori mund të ndryshojë ose anulojë Konkursin vetëm për arsye të justifikuara, përfshirë:
- probleme teknike;
- mashtrim masiv;
- ndërhyrje të paligjshme;
- ndryshim të detyrimeve ligjore;
- vendim të autoriteteve kompetente;
- forcë madhore.
22.2 Në rast se, në përfundim të periudhës së përcaktuar për zhvillimin e Konkursit, numri i videove kreative të paraqitura është më i ulët se 100 (njëqind), Organizatori, me vendim unanim të jurisë së Konkursit, ka të drejtë të vendosë anulimin përfundimtar të Konkursit të tij.
22.3. Ndryshimet nuk do të përdoren për të cenuar në mënyrë arbitrare të drejtat e pjesëmarrësve ose për të ndryshuar kriteret e vlerësimit pasi të ketë përfunduar periudha e pjesëmarrjes.
Neni 23
Platformat sociale
23.1. Konkursi nuk sponsorizohet, administrohet, mbështetet apo lidhet në asnjë mënyrë me Instagram, Facebook, TikTok ose shoqëritë që i administrojnë këto platforma.
23.2. Pjesëmarrësit duhet të respektojnë kushtet e përdorimit dhe politikat e platformës përkatëse.
23.3. Konkursi nuk kushtëzohet nga veprime që bien ndesh me politikat e platformave sociale, përfshirë mekanizma të ndaluar për rritjen artificiale të pjesëmarrjes apo engagement-it.
Neni 24
Dispozita përfundimtare
24.1. Pjesëmarrja në Konkurs nënkupton pranimin e kësaj Rregulloreje dhe të kushteve të përcaktuara në të.
24.2. Për çdo çështje që nuk rregullohet shprehimisht në këtë Rregullore, zbatohen dispozitat e legjislacionit shqiptar në fuqi.
24.3.Aneksi 1 – Njoftimi për Privatësinë (Privacy Notice) është pjesë përbërëse e kësaj Rregulloreje.
ANEKS 1
NJOFTIM PËR PRIVATËSINË
- Kontrolluesi i të Dhënave
“SPAR Albania” sh.p.k. është Kontrolluesi i të Dhënave Personale të përpunuara në kuadër të Konkursit.
- Të dhënat dhe qëllimi i përpunimit
Mund të përpunohen emri, mbiemri, mosha, username, të dhënat e kontaktit, fotografi, video, imazhi dhe zëri, për qëllime të administrimit të Konkursit, komunikimit me pjesëmarrësit, verifikimit dhe përzgjedhjes së fituesve, si dhe për qëllime promocionale kur ekziston baza ligjore dhe autorizimi përkatës.
- Baza ligjore
Përpunimi i të dhënave kryhet mbi bazën ligjore përkatëse sipas qëllimit të përpunimit, duke përfshirë, sipas rastit, zbatimin e kushteve të Konkursit, përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe pëlqimin e subjektit të të dhënave.
Për përdorimin promocional të imazhit, emrit dhe/ose zërit, kur kërkohet pëlqimi, ai merret në mënyrë të veçantë dhe të dokumentueshme.
- Të miturit
Për personat nën 18 vjeç, kur kërkohet pëlqimi, ai merret paraprakisht nga prindi ose kujdestari ligjor dhe dokumentohet në formë të shkruar ose elektronike.
- Ruajtja dhe marrësit
Të dhënat ruhen vetëm për periudhën e nevojshme për qëllimin për të cilin janë mbledhur ose për periudhën e kërkuar nga ligji.
Ato mund t'u aksesohen vetëm personave ose subjekteve të autorizuara për administrimin e Konkursit dhe përmbushjen e qëllimeve të përcaktuara në këtë Njoftim.
- Të drejtat e subjekteve
Subjektet e të dhënave kanë të drejtë, në përputhje me legjislacionin në fuqi, të kërkojnë akses, korrigjim, fshirje, kufizim ose kundërshtim të përpunimit, si dhe të tërheqin pëlqimin kur përpunimi bazohet në pëlqim.
Kërkesat mund t'i drejtohen SPAR Albania nëpërmjet kanaleve zyrtare të kontaktit të Shoqërisë
ANEKS 2
FORMULAR PËLQIMI DHE AUTORIZIMI PËR PERSONAT E TRETË DHE TË MITURIT
Unë __________________________ me nr. ID ______________________ në cilësinë e [personit madhor/prindit/kujdestarit ligjor], deklaroj se:
Jap pëlqimin/autorizimin për:
- regjistrimin tim / të të miturit në materialin video;
- përdorimin e imazhit, zërit dhe emrit;
- publikimin dhe përdorimin e videos nga SPAR Albania sh.p.k. në kuadër të Konkursit “SPAR Albania Video Challenge B2S” dhe për qëllime të komunikimit dhe promovimit të SPAR Albania;
- publikimin në kanalet fizike dhe digjitale të SPAR Albania, përfshirë rrjetet sociale dhe faqet e internetit të Shoqërisë.
Ky autorizim jepet në mënyrë të lirë, të qartë dhe të dokumentueshme dhe nuk zëvendëson të drejtat që lidhen me autorësinë ose pronësinë mbi videon.
Për të miturin:
Emër/Mbiemër:
Datëlindja:
Prindi/Kujdestari ligjor:
Emër/Mbiemër:
Nr. ID:
Marrëdhënia me të miturin:
Data:
Nënshkrimi:
ANEKS 3
DOKUMENTACIONI PËR VERIFIKIMIN DHE PAGESËN E ÇMIMIT
Për qëllime të verifikimit të fituesit dhe administrimit të çmimit, SPAR Albania mund t'i kërkojë fituesit vetëm dokumentacionin e nevojshëm, si më poshtë:
- Emër dhe mbiemër;
- Dokument identifikimi, vetëm për verifikimin e identitetit të fituesit;
- Numër telefoni dhe/ose adresë email-i, për komunikim;
- Të dhëna bankare, vetëm kur çmimi paguhet nëpërmjet transfertës bankare.
Dokumentacioni do të mblidhet nëpërmjet kanaleve të sigurta të përcaktuara nga SPAR Albania dhe do të aksesohet vetëm nga personat e autorizuar.
Dokumenti i identifikimit dhe të dhënat bankare do të përdoren vetëm për qëllimet për të cilat janë kërkuar, do të ruhen vetëm për periudhën e nevojshme ose të përcaktuar nga ligji dhe do të mbrohen në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
Shënim: Nëse çmimi nuk kërkon pagesë bankare ose nuk kërkohet verifikim i identitetit për një qëllim ligjor të përcaktuar, këto të dhëna nuk do të kërkohen.
