Controller / Logjistikë
Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës. Nga data 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellur cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat vendosin një standart të ri për tregun e vendit tonë. Me 96 markete, 5 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.
Titulli i pozicionit: Controller / Logjistikë
Departamenti: Logjistikë
Raporton te: Menaxheri i Distribucionit
Vendi i punës: Tiranë
Detyrat bazë dhe qëllimi i pozicionit:
Të kontrollojë, verifikojë dhe sigurojë saktësinë e lëvizjeve të mallrave në magazinë, duke ndihmuar në ruajtjen e inventarit të saktë dhe funksionimin efikas të procesit logjistik.
Përgjegjësitë kryesore:
- Bën kontrollin sasior dhe kualitativ të mallrave në hyrje dhe dalje të magazinës distribuitive;
- I trajton mallrat në përputhje me procedurat e përcaktuara të punës;
- Krahason dhe kontrollon saktësinë e llojit dhe sasisë së mallrave me porosinë, si në pranim ashtu edhe në dërgesa;
- Organizon mbledhjen e mallrave në përputhje me standardet e përcaktuara;
- Përgjegjës për saktësinë e sasive të pranimit dhe dërgesave në depo sipas porosive;
- Është përgjegjës për pranimin e mallrave nga kthimet në depo;
- Është përgjegjës për trajtimin e duhur të pajisjeve në depo;
- Siguron përmbushjen e standardeve të përcaktuara nga kompania;
- Kryen edhe detyra të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.
Kualifikime dhe aftësi:
- Diplomë e mesme ose e lartë (preferohet në ekonomi, logjistikë apo fusha të ngjashme);
- Përvojë në magazinë apo në pozicione të ngjashme kontrolli (e preferueshme);
- Njohuri të sistemeve ERP ose programeve të menaxhimit të inventarit;
- Njohuri bazë të Excel-it dhe përpunimit të të dhënave;
- Vëmendje ndaj detajeve, saktësi dhe integritet;
- Aftësi për të punuar në ambient dinamik dhe në ekip.
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose të kontaktojnë në WhatsApp:
0684099051, duke përcaktuar në subjekt pozicionin, ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
