Menaxher/e Marketi

Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës. Nga data 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellur cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat vendosin një standart të ri për tregun e vendit tonë. Me 96 markete, 5 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.

Pozicioni: Menaxher/e Marketi
Departmenti: Operacional
Vendodhja: Tiranë

Përmbledhja e pozicionit:
Të sigurojë nëpërmjet menaxhimit të kostove direkte përfitueshmëri pozitive të dyqanit. Është përgjegjës për mirëmbajtjen e dyqanit, cash-in, blerjet, shërbimin ndaj klientit, etj.

Detyra dhe përgjegjësi:

  • Të mbajë nën kontroll kostot direkte të dyqanit;
  • Të supervizojë procesin e porositjes;
  • Të menaxhojë nivelin e stokut dhe të marrë vendime për kontrollin e tij;
  • Të menaxhojë vendosjen e produkteve në rafte sipas sistemit FIFO;
  • Të respektojë planogramat e caktuara nga departamentet përkatëse;
  • Të sigurojë prezantimin në kohë dhe në kushte optimale të aktiviteteve promocionale;
  • Përgjegjës për cash-in dhe transaksionet bankare;
  • Të motivojë, mbështesë dhe trajnojë stafin e dyqanit duke garantuar sigurinë e mallrave dhe njerëzve;
  • Të menaxhojë shqetësimet, sugjerimet dhe ankesat e klientëve dhe t’i përcjellë tek departamentet përkatëse;
  • Të sigurojë kushte optimale shitjeje për departamentet e freskëta;
  • Të kontrollojë respektimin e standardeve të higjienës në dyqan;
  • Të bashkëpunojë me kolegët dhe klientët për të zgjidhur çështje urgjente.

Kërkesat:
Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare
Eksperienca: 3 vite pune në dyqan shitje me pakicë

Kualifikime të tjera:

  • Aftësi kompjuterike në paketën Microsoft Office;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Pjesëmarrje në trajnime në menaxhim, shitje, etj.

Aftësi të tjera:

  • Aftësi për të punuar në skuadër;
  • Aftësi për të drejtuar, marrë vendime dhe planifikuar;
  • Aftësi për të komunikuar me partnerë dhe klientë;
  • Aftësi për të ofruar shërbim efikas ndaj klientit në çdo situatë.

Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. duke përcaktuar në subjekt pozicionin.
Afati i dorëzimit: 25/03/2026

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.