Kasier/e Sistemues/e Komuna e Parisit

Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës. Nga data 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellur cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat vendosin një standart të ri për tregun e vendit tonë. Me 96 markete, 5 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.

Pozicioni: Kasier/e Sistemues/e Komuna e Parisit
Vendodhja: Tiranë

Përmbledhja e pozicionit:
Puna e përditshme e këtij pozicioni konsiston në menaxhimin e sektorit në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë. Qëllimi kryesor është ofrimi i një shërbimi efikas ndaj klientëve duke mirëmbajtur hapësirën në përgjegjësi.

Detyra dhe përgjegjësi:

  • Mirëpret dhe komunikon me klientët me etikë të lartë profesionale;
  • Siguron që të gjitha produktet janë skanuar në mënyrë korrekte;
  • Kontrollon çdo produkt që kalon në kasë;
  • Komunikon çmimet dhe kryen të gjitha metodat e pagesës sipas procedurave standarde;
  • Kujdeset për gjendjen e cash-it në kasë;
  • Orienton dhe ndihmon klientët në gjetjen e produkteve dhe informon mbi ofertat;
  • Mirëmban ambientin e punës dhe siguron furnizimet e nevojshme.

Kërkesat:
Edukimi: Arsim i mesëm ose i lartë
Eksperienca: Eksperiencë pune e ngjashme

Kualifikime të tjera:

  • Aftësi kompjuterike në paketën Microsoft Office;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze (avantazh).

Aftësi të tjera:

  • Aftësi për të punuar në skuadër;
  • Aftësi për të përdorur pajisjet e punës;
  • Aftësi për të komunikuar me klientë dhe partnerë;
  • Aftësi për të ofruar shërbim efikas në situata të ndryshme.

Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose të kontaktojnë në WhatsApp: 0684099051, duke përcaktuar në subjekt pozicionin, ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.