Përgatitës malli (Picker)

Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës. Nga data 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellur cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat vendosin një standart të ri për tregun e vendit tonë. Me 96 markete, 5 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.

Pozicioni: Përgatitës malli (Picker)
Departamenti: Logjistikë
Vendodhja: Tiranë

Detyrat bazë dhe qëllimi i pozicionit:
Të përzgjedhë dhe përgatisë me saktësi mallrat sipas porosive, duke ndihmuar në përmbushjen efikase dhe të shpejtë të kërkesave ditore.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Përgatit mallrat në përputhje me procedurat dhe sipas picking routes;
  • Përgatit mallrat sipas specifikave të tyre;
  • Kryen funksionet me terminal për të siguruar saktësinë e picking-ut;
  • Përgjegjës për ruajtjen dhe përdorimin e duhur të RF Terminalit;
  • Përgjegjës për saktësinë e përgatitjes sipas llojit dhe sasisë së kërkuar;
  • Gjatë punës deklaron çdo pako të hapur ose problem të konstatuar;
  • Përdor vetëm paketime (pako, paleta) në gjendje të mirë;
  • Trajton mallrat me kujdes dhe përgjegjësi gjatë gjithë procesit;
  • Siguron produktivitet dhe përmbush normat sipas standardeve të kompanisë;
  • Kryen detyra të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.

Kërkesat:
Edukimi: Të ketë kryer studimet e mesme
Eksperienca: Eksperiencë e mëparshme në magazinë ose picking (e preferueshme)

Kualifikime të tjera:

  • Aftësi kompjuterike në paketën Microsoft Office;
  • Përdorim bazë i pajisjeve skanuese ose listave të porosive.

Aftësi të tjera:

  • Vëmendje ndaj detajeve, saktësi dhe integritet;
  • Aftësi për të punuar në ambient dinamik dhe në ekip;
  • Aftësi për të punuar nën mbikëqyrje.

Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose të kontaktojnë në WhatsApp: 0684099051, duke përcaktuar në subjekt pozicionin, ose nëpërmjet postës në adresën: Spar Albania, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.