Specialisti i Higjienës & Cilësisë
Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës. Nga data 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellur cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat vendosin një standart të ri për tregun e vendit tonë. Me 96 markete, 5 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.
Pozicioni: Specialisti i Higjienës & Cilësisë
Departmenti: Departamenti i Higjienës & Cilësisë
Vendodhja: Tiranë
Detyrat bazë dhe qëllimi i pozicionit:
Specialisti i Higjienës dhe Cilësisë sigurohet që higjiena dhe cilësia e produkteve dhe marketeve në përgjithësi të jetë në përputhje me standartet e kompanisë dhe kërkesat ligjore. Bën përkthimet e produkteve në gjuhën shqipe për importet dhe produktet me peshë. Bën deklarimin e jetëgjatësisë së produkteve Central Delivery sipas afateve të përcaktuara.
Përgjegjësitë kryesore:
- Hedh në sistem përkthimet në gjuhën shqipe të produkteve import;
- Komunikon me database për të hedhur në sistem përshkrimet e produkteve me peshë;
- Bën kontrolle në dyqane sipas check listave të përcaktuara dhe bën raportimin e tyre;
- Njeh shumë mirë të gjitha kërkesat e kompanisë mbi dokumentacionin që një dyqan duhet të mbajë të plotësuar dhe përditësuar;
- Bën kontrolle mbi plotësimin e kartelave të vetëkontrollit dhe dosjes HACCP në markete dhe bën sugjerimet e duhura për mirëmbajtjen;
- Suporton departamentin me dërgesat dhe furnizimin e dyqaneve me bazë materiale, kryesisht dep. i Freshit;
- Ka njohuri të mira mbi llojet dhe kategoritë e produkteve që tregtojmë si dhe mënyrat e duhura për prezantimin dhe mirëmbajtjen e tyre;
- Suporton dyqanet në hapjet e reja me operacionet e ndryshme që kërkohen dhe janë pjesë e departamentit;
- Sigurohet që të ruhen vazhdimisht standartet më të larta për kushtet higjieno-sanitare dhe bën sugjerimet e nevojshme;
- Njeh procedurat në lidhje me implementimin e produkteve sipas familjeve dhe rëndësinë në mirëmbajtjen e tyre;
- Asiston dyqanin gjatë kontrolleve nga autoritetet shtetërore me dokumentat përkatëse;
- Ndihmon në grumbullimin e të dhënave nga dyqanet dhe mbarëvajtjen e procesit të write-off.
Kërkesat:
Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare
Eksperienca: Minimumi 2 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme
Kualifikime të tjera:
- Njohuri të mira të programit Excel;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze ose italiane.
Aftësi të tjera:
- Njohuri të mira të standarteve dhe procedurave të HACCP dhe sigurisë ushqimore;
- Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
- Aftësi të shkëlqyera të organizimit;
- I vetëmotivuar dhe ambicioz.
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose të kontaktojnë në WhatsApp:
0684099051, duke përcaktuar në subjekt pozicionin, ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
