Assistant Zone Leader
Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës. Nga data 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellur cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat vendosin një standart të ri për tregun e vendit tonë. Me 96 markete, 5 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.
Titulli i pozicionit: Asistent Zone Leader
Departamenti: Logjistikë
Raporton te: Menaxheri i Distribucionit
Vendi i punës: Tiranë
Detyrat bazë dhe qëllimi i pozicionit:
Të mbështesë Zone Leader në organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve brenda një zone specifike të magazinës, duke siguruar që operacionet e përditshme të zhvillohen në mënyrë efikase, të sigurt dhe sipas standardeve të kompanisë.
Përgjegjësitë kryesore:
- Asiston Zone Leader në organizimin dhe koordinimin e punës në zonën e caktuar të magazinës;
- Mbështet procesin e pranimit, sistemimit dhe dërgimit të mallrave, si dhe përgatitjen e mallrave sipas porosive;
- Ndihmon në organizimin dhe sistemimin e mallrave të kthyer nga dyqanet;
- Monitoron lëvizjen e mallrave në depo dhe siguron respektimin e rregullave teknike dhe të sigurisë;
- Mbështet mirëmbajtjen e hapësirave dhe pajisjeve të depos sipas standarteve teknike dhe të sigurisë;
- Ndihmon në mbajtjen e evidencave dhe shënimeve për punonjësit e zonës;
- Asiston në monitorimin e produktivitetit të ekipit dhe raportimin e performancës tek Zone Leader;
- Mbështet organizimin e punës së ekipit dhe koordinimin e detyrave ditore;
- Ndihmon në trajnimin dhe orientimin e punonjësve të rinj sipas udhëzimeve të Zone Leader;
- Siguron respektimin e procedurave të punës dhe standarteve të sigurisë;
- Raporton çdo problem operativ ose teknik tek Zone Leader.
Kualifikime dhe aftësi:
- Diplomë e shkollës së mesme (diploma e shkollës së lartë është përparësi);
- Eksperiencë në magazinë/logjistikë – përvoja në rol udhëheqës është avantazh;
- Aftësi të mira organizative dhe drejtuese;
- Aftësi për të punuar me presion dhe për të menaxhuar ekipe;
- Fleksibilitet për të punuar me turne ose orare të zgjatura kur kërkohet;
- Njohuri të përdorimit të skanerëve, sistemit ERP/WMS dhe mjeteve të punës në magazinë;
- Njohuri bazë të paketës Office dhe përpunimit të të dhënave.
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose të kontaktojnë në WhatsApp:
0684099051, duke përcaktuar në subjekt pozicionin, ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
