Zone Leader
Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës. Nga data 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellur cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat vendosin një standart të ri për tregun e vendit tonë. Me 96 markete, 5 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.
Titulli i pozicionit: Zone Leader
Departamenti: Logjistikë
Raporton te: Menaxheri i Distribucionit
Vendi i punës: Tiranë
Detyrat bazë dhe qëllimi i pozicionit:
Të udhëheqë dhe organizojë punën brenda një zone specifike të magazinës, duke siguruar që aktivitetet e përditshme të zhvillohen në mënyrë efikase, të sigurt dhe sipas standardeve të kompanisë.
Përgjegjësitë kryesore:
- Organizon dhe menaxhon punën e magazinës (zonës së caktuar);
- Organizon pranimin, sistemimin dhe dërgimin e mallrave, si dhe përgatitjen sipas porosive;
- Organizon pranimin e kthimeve nga dyqanet dhe sistemimin e mallrave të kthyer;
- Përgjegjës për lëvizjen e mallrave në depo në aspektin teknik dhe të sigurisë;
- Siguron mirëmbajtjen e hapësirës dhe pajisjeve sipas standardeve teknike dhe të sigurisë;
- Përgjegjës për situatën financiare në depo;
- Përgjegjës për përfundimin në kohë të detyrave sipas afateve të përcaktuara;
- Përgjegjës për organizimin e ekipit dhe matjen e produktivitetit;
- Përgjegjës për organizimin e trajnimeve të punonjësve;
- Siguron respektimin e kodit të sjelljes dhe trajtimin e përgjegjshëm të punës.
Kualifikime dhe aftësi:
- Diplomë e shkollës së mesme (diploma e shkollës së lartë është përparësi);
- Eksperiencë në magazinë/logjistikë – përvoja në rol udhëheqës është avantazh;
- Aftësi të mira organizative dhe drejtuese;
- Aftësi për të punuar me presion dhe për të menaxhuar ekipe;
- Fleksibilitet për të punuar me turne ose orare të zgjatura kur kërkohet;
- Njohuri të përdorimit të skanerëve, sistemit ERP/WMS dhe mjeteve të punës në magazinë;
- Njohuri bazë të paketës Office dhe përpunimit të të dhënave.
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose të kontaktojnë në WhatsApp:
0684099051, duke përcaktuar në subjekt pozicionin, ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
