Sallate me panxhare dhe karrota te grira
Ka nje shkolle mendimesh se ngjyrat e forta te ushqimeve mbartin vlera te medha ushqyese. Kjo eshte shume e vertete per sa i perket antioksidanteve, pasi ata ne vetvete jane pigmente, qe i japin ngjyren perkatese bimes, ne me te shumten e rasteve. Per kete arsye, ne kemi krijuar kete sallate, ku ngjyra vishnje e panxharit, me portokalline e karrotes dhe jeshilen e nenexhikut ofrojne nje kombinim ideal fitokimikatesh antioksiduese.
2 luge te medha leng portokalli
2 luge te vogla leng limoni
2 luge te vogla vaj ulliri ekstra te virgjer
1/2 luge te vogel xhinxher te fresket te grire
1/4 luge te vogel kripe deti
1 kupe karrota te grira ne fije
1 kupe panxhare te gjalle te grire ne fije
2 luge te medha nenexhik te fresket
Perberesit:
Pergatitja:
Perzieni ne nje tas lengun e portokallit, limonit, vajin, kripen dhe xhinxherin deri sa te behen salce e lidhur.
Ndajeni salcen ne dy pjese dhe me secilen marinoni vec e vec karrotat dhe panxharin.
Me pas i vendosni bashke ne nje pjate te thelle sallate, ne menyre qe te dallohet e kuqja e panxharit dhe portokallia e karrotave, dhe ne fund i hidhni persiper nenexhikun.
Sipas deshires mund ti shtoni shege ose rrush te thate.
Koha e gatimit: 10minuta.
Ruajtja: ne ene qelqi me kapak, 3-5 dite ne frigorifer.