Receta e Levrekut të Pjekur me Patate
Përbërësit:
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)
Përgatitja:
Patatet qërojini dhe pritini në feta dhe vendosini në një tavë;
Patateve hidhini kripë, rozmarinë dhe vaj ulliri.
Peshkun pastrojeni mirë me ujë të rrjedhshëm
Kriposeni, nëse preferoni mund të shtoni pak rozmarinë dhe gjethe dafine në mesin e të prerave të peshkut.
Prisni një limon në feta të holla dhe vendosni dy feta brenda secilit peshk.
Vendosini peshqit mbi patatet në tavë.
Spërkateni peshkun me pak vaj ulliri dhe lëng limoni, shtoni në tavë një gotë me ujë dhe futeni të piqet në furrën e parangrohur derisa të marrë ngjyrën e artë të pjekjes.
Ju bëftë mirë!