Arsyet pse duhet të punoni në SPAR Albania
Punëdhënës i qëndrueshëm: SPAR Albania pjesë e grupit Balfin me fillesat e veta që në vitin 1993 në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, tashmë është i pranishëm në tregun shqiptar të shitjeve me pakicë që prej vitit 2016 dhe zhvillimi i saj është ende në zhvillim dhe dinamik. Një nga çelësat kryesorë të suksesit të deritanishëm qëndron tek punonjësit e saj, të cilët kanë një punësim të sigurt, social dhe të qëndrueshëm.
Larmishmëri profesionesh të ndryshme brenda në SPAR: Përveç mundësive të shkëlqyera të punësimit që ka në secilën njësi, SPAR ofron pozicione të tjera në departamente të ndryshme të administratës si për shembull: blerje, marketing, burime njerëzore, financë, logjistikë dhe poste të tjera operacionale.
Edukimi dhe mundësitë e trajnimit: Sistemi i trajnimit të SPAR lejon të gjithë punonjësit të marrin zhvillimin e vazhdueshëm dhe trajnim të mëtejshëm në fushën e tyre, për shembull: trajnim për trajnerë, shitje, menaxhim, lidership, etj. Për informacione më të detajuara mund të shihni në faqen e trajnimit.
Mundësi Intership: SPAR vë theks të madh në rritjen profesionale të të rinjve duke ofruar mundësi trajnimi dhe zhvillimi të praktikave mësimore për nxënësit e shkollave profesionale si dhe për një numër të konsiderueshëm të studentëve të cilët vijnë me një background nga fusha e financës, administrimit, marketingut, etj.
Mundësi punësimi: Nëse ju dëshironi të merrrni në duart tuaja kontrollin e karrierës suaj për këtë keni përkrahjen e SPAR. SPAR është një mjedis miqësor, dinamik dhe siguron mundësi të zhvillimit të karrierës suaj jo vetëm në SPAR Albania, por në të gjitha kompanitë e Grupit Balfin dhe SPAR International.
Përvoja ndërkombetare: Me mbështetjen e plotë të SPAR International dhe Grupit Balfin punonjësit e SPAR Albania kanë të organizuara trajnime jashtë vendit duke fituar përvoja pune ndërkombëtare.