Mirëseerdhët në SPAR Albania!


Nën sloganin “Jeto më mirë, shpenzo më pak” prej datës 20 Qershor 2016 Spar Albania është prezent dhe në Shqipëri duke sjellë cilësi dhe risi me një gamë shumë të gjërë produktesh, të cilat, vendosin një standard të ri për tregun e vendit tonë. SPAR Albania është pjesë e grupit më të madh ndërkombëtar në vend Grupit Balkan Finance Investment (Balfin).

Aktualisht kompania lider në tregtimin e produkteve ushqimore dhe e vetmja me të drejta ekskluzive franchising të gjigandit SPAR në territorin e Shqipërisë numëron mbi 450 punonjës në pozicione të ndryshme menaxheriale dhe operacionale në qytetet kryesore të vendit.