Procesi i rekrutimi dhe përzgjedhjes
Rekrutimi dhe përzgjedhja janë të bazuara në një proces transparent dhe të paanshëm, i nënshtrohen konkurrencës së hapur pa marrë parasysh gjininë, racën, ngjyrën, fenë ose bindjet, orientimin seksual, etninë ose origjinën sociale apo kombësinë. Rekrutimi udhëhiqet në mënyrë të vazhdueshme edhe nga parimi i barazisë gjinore për një raport sa më të drejtë midis burrave dhe grave në të gjitha nivelet e kompanisë.
Fazat e procesit të rekrutimit dhe përzgjedhjes
Në mënyrë që Kompania të sigurojë se parimet e rekrutimit dhe përzgjedhjes janë zbatuar siç duhet dhe në mënyrë të vazhdueshme, zakonisht procesi i rekrutimit dhe përzgjedhjes përfshin hapat e mëposhtëm.
- Publikimi i njoftimit për vend të lirë pune në sitet e brendshme dhe jashtë kompanisë
- Pranimi i aplikimeve
- Vlerësimi i të gjitha kërkesave dhe përgatitja e listës së kandidatëve të përzgjedhur
- Kontaktimi për intervistë/test vetëm i kandidatëve të përzgjedhur
- Në rastin kur shumë kandidatë plotësojnë kërkesat e pozicionit mund të kryhet një para-intervistë ose para-testim
- Intervistimi dhe testimi me shkrim për kandidatët e listës së shkurtër; zakonisht ftohen 3-5 kandidatë
- Sipas nevojës mund të përdoren metoda të tjera testimi
- Verifikimi i referencave të punës dhe kredencialeve të arsimit
- Përzgjedhja
- Oferta e punës
- Verifikimi i referencave të punës dhe kredencialeve të arsimit
- Nënshkrimi i kontratës
- Informimi i palëve për rezultatin e procesit.
Ju lutem vini re se në rastin kur kandidati i zgjedhur mashtron /deformon të dhënat e tij SPAR Albania gëzon të drejtën të tërheqë ofertën e punës.