SPAR DHURON PEME
“Dhurata më e bukur që mund t'i bësh vetes dhe qytetit “!
Spar Albania i bashkohet nismës së Bashkisë së Tiranës “Dhuro një pemë” , sot më 21 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve. Mbjellja e pemëve është shpresëdhënëse për Tiranën dhe pikërisht për këtë Spar Albania, ka dhuruar 15 pemë Selvi. Selvia konsiderohet si druri më i bukur i florës mesdhetare, e cila arrin një lartësi deri në 30-35 m. Spar Albania zgjodhi të mbjellë pemët e Selvisë pasi janë edhe pemët karakteristike të qytetit të Tiranës. Këto pemë u mbollën përgjatë segmentit të Mbikalimit-Teg, duke i dhuruar Tiranës një burim të ri oksigjeni. Përfaqësues nga cdo Departament i Spar Albania ishin të pranishëm në aksionin e mbjelljes së pemëve.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj falenderoi Spar-in për pemët e dhuruara dhe theksoi se kjo është mënyra më e mirë se si kompanitë private mund të shprehin përgjegjësinë e tyre sociale ndaj qytetit, ndaj ju jeni shembulli më i mirë i kujdesit ndaj jetesës së shëndetshme. Z. Veliaj vendosi theksin mbi mbështetjen që Spar ka treguar ndaj nismës së Bashkisë Tiranë për reduktimin e përdorimit të qeseve plastike. Me miq si Spar, kryeqyteti ynë do të lulëzojë, për ne , për ju dhe për fëmijët tanë. Kjo fushatë e gjelbërimit të Tiranës, ku secili në çdo segment ka lënë gjurmën e vet, është diçka që do na bëjë të ndihemi krenarë gjithmonë. Kështu që, ju falenderoj me gjithë zemër dhe ju jam shumë mirënjohës”, deklaroi Veliaj.
Spar Albania si pjesë e Grupit Balfin mbështet në mënyrë rigoroze të gjitha iniciavat që mbrojnë dhe respektojnë ambjentin ku jetojmë sepse vetëm në këtë mënyrë ne bëhemi pjesë e historisë sesi Tirana mund të zgjohet çdo ditë e më e gjelbër.
Spar Kujdeset, Spar Dhuron, Spar Mbështet për një jetesë sa më dinjitoze.
Spar, Jeto më mire, Shpenzo më pak!

Spar deshiron tu jap jete femije me aftesi te kufizuar. Kjo ka qene edhe arsyeja pse ka vendosur qe te jete uji menyra me e mire e ndihmes kundrejt tyre. Spar Albania ka ndermare nismen per te personalizuar Ujin Spar dhe per cdo shishe te shitur do te shkojne ne mbeshtetje te ketij projekti 5 leke.
