Kush jemi ne

SPAR është themeluar në vitin 1932 nga Adriaan van Well nën moton DE SPAR “Door Eendrachtig Samenwerken Profiteren Allen Regelmatig,” - “ të gjithë do të përfitojnë nga kooperimi i përbashkët”.
Prej asaj kohe SPAR vazhdon ekspansionin duke u shtrirë në më shumë se 42  vende të ndryshme të botës përfshirë kontinentin e Europës, Australisë, Afrikës dhe Azisë.
 Çdo ditë 12.176 dyqane vizitohen nga më shumë se 13 milion klientë me një xhiro prej 33 Miliardë Euro. 

Mirëseerdhët në SPAR Albania!


Nën sloganin “Jeto më mirë, shpenzo më pak” prej datës 20 Qershor 2016 Spar Albania është prezent dhe në Shqipëri duke sjellë cilësi dhe risi me një gamë shumë të gjërë produktesh, të cilat, vendosin një standard të ri për tregun e vendit tonë. SPAR Albania është pjesë e grupit më të madh ndërkombëtar në vend Grupit Balkan Finance Investment (Balfin).

Aktualisht kompania lider në tregtimin e produkteve ushqimore dhe e vetmja me të drejta ekskluzive franchising të gjigandit SPAR në territorin e Shqipërisë numëron mbi 450 punonjës në pozicione të ndryshme menaxheriale dhe operacionale në qytetet kryesore të vendit.