Spar Albania ka përfunduar me sukses trajnimin “ Aftësi Drejtuese” të krijuar për Drejtuesit e Departamenteve, Menaxherëve dhe Asistent Menaxherëve të cdo njësie .

Qëllimi i trajnimit është pajisja me njohuritë, aftësitë dhe mjetet e nevojshme për të udhëhequr ekipe me nivele të larta performance .
Objektivat e trajnimit ishin :
✓ Bindja mbi rëndësinë jetike të sjelljes dhe komunikimit
✓ Rritja e aftësive drejtuese dhe do të ndiheni më të motivuar ndaj rolit të tuaj;
✓ Strukturimi dhe organizimi i punës. Trajnimi u bazua në eksperiencat e pjesëmarrësve, krijoi dinamika si dhe nxiti kreatvitetin e tyre.
Spar Albania,do të vazhdojë të organizojë trajnime për të gjitha nivelet e punonjësve, duke ofruar kështu një mundësi unike për zhvillimin profesional gjatë karrierës së tyre .