SPAR dhuron dije
Në kuadër të muajit të librit nëntorit Spar Albania ka ndërmarrë nismën për të ndihmuar Qëndrën Sociale “Të Qëndrojmë së Bashku”.
Kjo qëndër është një institucion publik nën varësi të Bashkisë së Tiranës dhe prej vitesh ofron mbështetje psiko-socio-ekonomike për fëmijët me aftësi të kufizuar, moshën e tretë, familjet në nevojë, gratë dhe vajzat e dhunuara dhe target grupe të tjera vulnerable të shoqërisë. Aktualisht qëndra trajton 30 fëmijë me aftësi të kufizuar, 50 të moshuar dhe 300 familje.
Fuqimisht besojmë se qëllimi ynë i përbashkët është t’iu vijmë në ndihmë atyre të cilët kanë më tepër nevojë dhe mundësi të limituara për arsim. Prandaj, çdo punonjës dhe klient ka dhuruar libra nga biblioteka personale në mënyrë që çdo javë ora e leximit për këta fëmijë dhe të moshuar të jetë sa më e larmishme.
Kjo iniciativë e suksesshme vërtetoi dhe njëherë shprehjen “SPAR, Faktor ndikimi në komunitet”duke sjellë rritje të përgjegjësinë sociale.