Ti je një luledielli
"TI JE NJE LULEDIELLI" është një fushatë sensibilizuese për grumbullimin e të ardhurave në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, të cilët janë shtruar dhe trajtohen pranë Shërbimit të Onkohematologjisë Pediatrike pranë QSUT.
Me dëshirën për të ndihmuar fëmijët, Spar Albania iu bashkua kësaj nisme duke dhuruar shporta ushqimore për fëmijët dhe familjet e tyre me rastin e festës së 1 Qershorit.
Ky bashkëpunim i Spar Albania me “Ti je një luledielli” synon të lehtësojë sadopak dhimbjen dhe momentet e vështira me të cilat vogëlushët përballen çdo ditë gjatë trajtimeve dhe kurave.
“Ti je një luledielli” fushata e cila mblodhi rreth vetes të gjithe Shqiptarët brenda dhe jashtë vendit ishte një histori suksesi i padiskutueshëm ku edhe një herë vërtetoi që pasioni dhe angazhimi mund të ndryshojnë jetën e njerëzve, edhe me një ndihmë sado të vogël.
Të gjithë bashkë ne mundemi !