Veturë SMART dhe plot dhurata të tjera, Spar bën të lumtur 50 klientë
Spar Albania nuk ndalet me surprizat dhe dhuratat fantastike, me të cilat përpiqet të shpërblejë sa më shumë klientë besnikë, në çdo periudhë të vitit.
Kësaj rradhe, nëpërmjet shorteut “Bëhu SMART, Bli SPAR”, rrjeti lider i supermarketeve në vend, dhuroi jo pak, por 80 dhurata për 50 fitues!
Ditën e diel, më datë 18 Maj, u hodh shorteu Live pranë hipermarketit Interspar në TEG, të një fushatë që ka zgjatur plot 3 muaj, me datë nisjeje 16 Shkurtin, dhe mbarimi më 16 Maj në të gjithë rrjetin e supermarketeve Spar. Ky shorte bëri të lumtur me dhjetra fitues të cilët me zgjuarsi kishin zgjedhur t’i bënin pazaret e tyre vetëm në rrjetin lider të supermarketeve SPAR.
Dhuratat që u shpërndanë ishin dhurata të llojit “SMART”, që jo më kot lidheshin aq bukur dhe me vetë mënyrën e blerjes në SPAR, ku kursimi dhe cilësia janë parimi i panegociueshëm që kompania kujdeset të ofrojë gjithmonë për konsumatorët e saj.
“Bëhu i zgjuar, bli në Spar”- ishte slogani që tërhoqi me mijëra qytetarë të provonin fatin, duke u bërë pjesë e shorteut në mënyrën më të thjeshtë.
Mjaftonte që ata të blinin një produkt nga markat partnere në shorte, në shportën e tyre prej 2,000 lekësh dhe mundësia për të fituar 1 makinë SMART; 60 Telefona Samsung +5GB internet çdo muaj për 1 vit nga Vodafone apo 19 Televizorë Samsung, ishte e madhe.
50 fituesit e përzgjedhur në mënyrë rastësore, ndër qindra e mijëra kuponat që mbushën kutinë gjigande të shorteut, u shpërblyen ashtu siç meriton të shpërblehet besnikëria. Sepse Spar mendon dhe kujdeset gjithmonë për klientët e tij besnikë!
Spar i këshillon të gjithë klientët, të vazhdojnë të bëjnë blerjet e tyre të përditëshme në rrjetin lider të supermarketeve, pasi Spar ju dhuron cilësi, kursim dhe përfitim në të njëjtën kohë.
Spar; jeto më mirë, shpenzo më pak.
Spar është pjesë e Grupit Balfin, Grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare QTU, TEG dhe SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e modës dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetet e dyqaneve Neptun, Jumbo, etj.