Spar International rritje me 4.35%, domethënëse rritja në Shqipëri
Rrjeti më i madh botëror i supermarketeve SPAR International, pjesë e të cilit është edhe SPAR Albania, ka raportuar se ka arritur një nivel shitjesh prej 37.1 miliardë eurosh për vitin 2019, çka përbën një rritje vjetore prej 4.35%.
Në fund të 2019 SPAR kishte 13,320 markete në 48 tregjet ku operon, në 4 kontinente, një rritje me 208 dyqane në krahasim me një vit më parë. Gjatë katër viteve të fundit, rrjeti SPAR është zgjeruar me 1.200 dyqane të reja. Marka debutoi në dy tregje të reja në 2019, në Kosovë dhe Armeni, duke e përforcuar edhe më tepër praninë e saj në Ballkan dhe në Evropën Qendrore dhe Lindore.
Në 16 shtete të Evropës Perëndimore ku SPAR është i pranishëm, shitjet arritën në 62% të vlerës së xhiros globale të SPAR, ose më saktë 22.9 miliardë euro, duke shënuar një rritje me 3.57% krahasuar me një vit më parë. Me 7.2 miliardë euro të ardhura, SPAR Austria u konfirmua lider, me performancën më të lartë për të dhjetin vit radhazi.
Edhe SPAR Holanda shënoi një rritje të paprecedentë me 22.8%, i ndjekur nga SPAR Shqipëria, që u rrit me 19%.
Duke komentuar rezultatet e 2019-s, Tobias Wasmuht, Drejtori Ekzekutiv i SPAR International tha: “Përballë konkurrencës së intensifikuar ndërkombëtare, marka SPAR arriti sërish rezultate të jashtëzakonshme. Rritja jonë e vazhdueshme, që në pesë vitet e fundit është vërtitur rreth 4.4% krijon një platformë të fortë për të ardhmen dhe tregon se strategjia jonë ‘Më Mirë Së Bashku’, vazhdon të sjellë një rritje të vazhdueshme. Që prej nisjes në 2015, kjo strategji, i ka rritur shitjet globale të SPAR me 21.4%”.
Duke komentuar performancën e SPAR gjatë katër muajve të parë të 2020 dhe impaktin e COVID-19,Wasmuht vijoi: “Avantazhi jonë unik si retailer global, u treguam të aftë t’I bënim ballë impaktit të pandëmisë së Koronavirusit në sektorin tonë nga Lindja në Perëndim, duke përdorur praktikat dhe qasjet më të mira të SPAR për të garantuar sigurinë e kolegëve dhe të klientëve tanë në çdo cep të botës. Si një grup, kemi punuar në mënyrë të palodhur për të siguruar furnizim të pandërprerë për qindra mijëra kolegët tanë të cilët vazhduan të plotësonin nevojat e komuniteteve ku shërbenin”.
Në këto katër vjet në tregun shqiptar, SPAR arriti të zgjerojë rrjetin e dyqaneve të veta duke u shtrirë në qytetet më të mëdha të vendit, me qëllimin e vetëm për të qenë gjithmonë e më pranë konsumatorit.
Në vetëm katër vite në Shqipëri, kompania arriti të hapë 58 markete dhe rreth 1200 vende të reja pune.
SPAR u shërben mesatarisht 19,489 klientëve në ditë dhe është i vetmi rrjet që ka 3 hipermarkete të mëdha, si dhe i vetmi rrjet me dy të tilla në Tiranë. Në hipermarktetet Interspar, konsumatori mund të gjejë gjithçka, që nga produktet e delikatesës, produktet bio, shije nga bota e deri tek tekstilet dhe enët e kuzhinës.
“Standardi i Spar Albania, është i tillë, që shërbime apo produkte të ndryshme ekskluzive të Spar International, paraqiten dhe ofrohen për konsumatorin shqiptar, në të njëjtën kohë kur ato paraqiten edhe për konsumatorin austriak, holandez, apo italian. Por Spar Albania, ruan gjithashtu balancën duke qenë i vëmendshëm që çmimet për konsumatorin shqiptar të jenë sa më konkurruese dhe të përballueshme” – u shpreh Elona Hametaj, Drejtore Ekzekutive e Spar Albania.