Spar albania vijon zgjerimin e rrjetit te dyqaneve në qytetin e Durrësit

Grupi BALFIN vazhdon zgjerimin dhe përmirësimin e rrjetit  SPAR, duke hapur marketin më të ri në Durrës për të qënë sa më pranë konsumatorëve në këtë sezon të ri turistik dhe më gjatë.

Marketi i hapur tek Rr.“Hysen Kërtusha”, pranë stadiumit “Niko Dovana” në Durrës, është i 64-ti për SPAR ALBANIA pjesë e rrjetit ndërkombëtar të supermarketeve SPAR International. Me një sipërfaqe prej 680 m2, qytetarët dhe turistët e Durrësit do të gjejnë një ambient të sigurtë, me një shumëllojshmëri produktesh dhe ofertash, sigurisht edhe një shërbim cilësor. Klientët e këtij marketi do të kenë mundësi të përzgjedhin nga gama e gjerë prej më shumë se 7.300 artikujsh të cilësisë së lartë. Natyrisht SPAR shpërblen klientët besnikë nëpërmjet Kartës Happy, ku bëhet e mundur mbledhja e pikëve të cilat mund të përdoren për blerje në SPAR, Jumbo, Neptun dhe në të gjitha dyqanet e markave të Fashion Group Albania.

Në marketin SPAR në Durrës, konsumatori mund të gjejë gjithçka, duke nisur nga produktet e freskëta, ato bio, gluten free, produktet markës SPAR si dhe artikujt të ndryshëm bazar.

Spar jeto më mirë,shpenzo më pak!