SPAR Albania mbështet Shtëpinë e Foshnjës në Durrës
SPAR Albania që në fillimet e aktivitetit ka ndërmarrë iniciativa të rëndësishme ndaj shtresave më të disavantazhuara me qëllim përmirësimin e kushteve për një jetesë sa më dinjitoze.
SPAR I erdhi në ndihmë të kërkesës nga Shtëpia e Foshnjës në Durrës me pelena për 1 vit për të gjithë fëmijët nga mosha 0-5 vjeç, gjithashtu me iniciativë të stafit të SPAR u organizua një event argëtues me animatorë, tullumbace si dhe dhuratat për secilin, qe i dhanë një tjetër atmosfere kësaj dite nën shoqerinë e vogëlushëve të cilët shprehen entuziazmin e tyre në formë mirënjohje.
Fëmijët janë një aset i vërtetë për këtë komb ndaj proçesi i ndërgjegjësimit për të krijuar kushte sa më të mira për ta duhet të kultivohet brenda secilit prej nesh si dhe në brezat pasardhës, me qëllim krijimin e një mjedisi social sa më të shëndetshëm për fëmijët, e ardhmja e këtij vendi.
Drejtoresha e Shtëpisë së Foshnjës znj. Mimoza Xhelilaj u shpreh se: “ Është mirënjohëse për ndihmën dhe qasjen positive që SPAR ka gjithmonë në çështje të tilla në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve si dhe përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës… Ajo vijoi më tej duke thënë se:
“Është përgjegjësi e të gjithë shoqerisë tonë, ndërgjegjësimi për t’i ofruar fëmijëve një të ardhme me të shëndetshme dhe premtuese.
Çështje që trajtojnë tema sociale të kësaj natyre janë dhe do të mbeten një prioritet për SPAR Albania, sikurse bashkëpunimet e vazhdueshme në projekte të World Vision, si “Tungjatjeta” dhe “Labirinti”.
SPAR Albania është pjesë e BALFIN Group, grupi më i madh i investimeve dhe më inovator në rajon.