Bio Spar i Perpunuar

Bio Spar i Perpunuar. SPAR Albania së fundmi po bashkëpunon me nutricioniste/ dietologe Diola Dosti. Fal këshillave dhe konsultave të Diolës synojmë të përmirësojmë shëndetin e klientëve tanë nëpërmjet edukimit dhe udhëzimeve për zakonet e të ushqyerit të shëndetshëm dhe mënyrën e jetesës.

SPAR Albania së fundmi po bashkëpunon me nutricioniste/ dietologe Diola Dosti. Fal këshillave dhe konsultave të Diolës synojmë të përmirësojmë shëndetin e klientëve tanë nëpërmjet edukimit dhe udhëzimeve për zakonet e të ushqyerit të shëndetshëm dhe mënyrën e jetesës.  Kjo mund të përfshijë planet e dietës dhe vakteve, gjurmimin e progresit, mbështetjen dhe motivimin, udhëzimet e gatimit dhe edukimin në bazat e të ushqyerit.

Diola Dosti është themeluese e “Mësimet e Dolës”, që ka për qëllim ndërgjegjësimin e shoqërisë shqiptare mbi mënyrën e shëndetshme të të jetuarit. Me mbi 10 vite karrierë, Diola është një nga nutricionistet kundra dietave, por pro edukimit të frigoriferit, pasi aty gjendet rrënja e shëndetit dhe e sëmundjeve. Libri i saj ‘Mësimet e Diolës, ushqim për çdo sëmundje’, u vlerësua si ‘Best seller’, në vendin e 4-të, pas Ismail Kadaresë, nga Shoqata e Botuesëve të Kosovës, në vitin 2018.

Gjithashtu Diola ka hartuar plane nutricionale për shumë kopshte, cerdhe dhe shkolla në Shqipëri edhe Kosovë. Terapia Nutricionale Online aplikuar nga “Mësimet e Dioles” lehtësoi punën e pacienteve që mjaftonin të dërgonin analizat dhe diagnozen online. Ne bazë të tyre, hartohej terapia ushqimore specifike e cila dërgohej në e-mail. Ajo gjithashtu ka hartuar plane për programin e studentëve të nutricionit në Akademinë Italiane të Nutricionit në Prishtinë.

Diola ka studiuar Shkencat e Natyrës, Shkencat e Mjekësisë dhe Shkencën e Ushqimit. Një jetë dedikuar shëndetit! Një dekadë e plotë si pjesëmarrëse aktive nëpër mediume të ndryshme televizive në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni mbi tematikat e shëndetit dhe ushqimit të drejtë.

Ajo është CEO e linjës së nutria-kozmetikës “Dbotanical”. Me shitjen e kremërave me bimë të certifikuara organike, ndihmohen 50 familje shqiptare, të cilat merren me rritjen, grumbullimin dhe kultivimin e bimëve medicinale në Kosovë. Njëkohësisht është edhe CEO e platformës online “Mësimet e Diolës”.

 

https://www.amazon.com/Nutritional-Health-Aspects-Food-Balkans/dp/0128207825?asin=0128207825&revisionId=&format=4&depth=1

 

Karriera e saj në fushën e nutricionit është e gjatë dhe mjaft e pasur. Diola është lektore (pedagoge) e lëndës së Nutricionit pranë ‘University of Business and Technology’, Institutit Kulinar Neranxi, Kolegjit Fama dhe Akademise ‘Momentum’,  Moderatore e nutricionit në rubrikën ‘Lifestyle medicine’ në Hipokrati – Top Channel, Përfaqësuese e vlerave ushqimore të gatimeve shqiptare në studimin më të madh ballkanik ‘Nutritional and Health Aspects of Food in Balkans’, me një analizë  të ushqimeve tradicionale.

Diola ka qënë kandidate për Globen Women Awards 2019, pjesë e Gloden Women summit, Londër. Ajo u perzgjodh në kategorinë ‘Global Women Aspiration’ në Kosovë. Ndërsa në 2022 u zgjodh nga ‘Business Magazine’ midis 50 shqiptarëve më të suksesshëm në botë, në vendin e 38, në mesin e të cilëve u listuan emra si Ismail Kadare, Dua Lipa, Bebe Rexha etj.