SPAR Albania është gjithmonë pranë kërkesës së klientit duke hapur marketin më të ri SPAR në Fushë Krujë.

Marketi I ri, me vendndodhje në qendër të Fushë Krujës, është i 66-ti për SPAR ALBANIA pjesë e rrjetit ndërkombëtar të supermarketeve SPAR International. Me një sipërfaqe prej 500 m2, qytetarët e Fushë Krujës do të gjejnë një ambient të sigurtë, me një shumëllojshmëri produktesh dhe ofertash, sigurisht edhe një shërbim cilësor.

Klientët e këtij marketi do të kenë mundësi të përzgjedhin nga gama e gjerë prej më shumë se 10.000 artikujsh të cilësisë së lartë. Natyrisht SPAR shpërblen klientët besnikë nëpërmjet Kartës Happy, ku bëhet e mundur mbledhja e pikëve të cilat mund të përdoren për blerje në SPAR, Jumbo, Neptun dhe në të gjitha dyqanet e markave të Fashion Group Albania.

Në marketin SPAR në Fushë Krujë, klienti mund të gjejë gjithçka, duke nisur nga produktet e freskëta, ato bio, produktet markës SPAR, artikujt të ndryshëm bazar dhe një varietet produktesh nga JUMBO.

Spar jeto më mirë,shpenzo më pak!