SPAR ALBANIA ËSHTË GJITHMONË PRANË KËRKESËS SË KLIENTIT DUKE HAPUR MARKETIN MË TË RI SPAR NË KAVAJË.

SPAR Albania është gjithmonë pranë kërkesës së klientit duke hapur marketin më të ri SPAR në Kavajë.

Marketi I ri, SPAR me vendndodhje tek Shëtitorja “Indrit Cara” Kavajë është i 66-ti për SPAR ALBANIA pjesë e rrjetit ndërkombëtar të supermarketeve SPAR International. Me një sipërfaqe prej 1.200 m2, qytetarët e Kavajës do të gjejnë një ambient bashkëkohor, me një shumëllojshmëri produktesh dhe ofertash, sigurisht edhe një shërbim cilësor. Klientët e këtij marketi do të kenë mundësi të përzgjedhin nga gama e gjerë prej më shumë se 15.000 artikujsh të cilësisë së lartë. Natyrisht SPAR shpërblen klientët besnikë nëpërmjet Kartës Happy, ku bëhet e mundur mbledhja e pikëve të cilat mund të përdoren për blerje në SPAR, Jumbo, Neptun dhe në të gjitha dyqanet e markave të Fashion Group Albania.

“Qëllimi jonë është ti sigurojmë klientëve një ambjent të ri dhe bashëkohor, duke plotësuar nevojat e tyre me një gamë të pasur produktesh dhe duke sjell ofertat më konkuruese në treg” tha Endri Baxhaj, Menaxher I Marketit.

Në marketin SPAR në Kavajë, klienti mund të gjejë gjithçka, duke nisur nga produktet e freskëta, ato bio, produktet markës SPAR, artikujt të ndryshëm bazar dhe shumë të tjera.

Spar jeto më mire, shpenzo më pak!