Ja 10 fatlumët e shorteut të Spar që do ta nisin vitin me një Fiat Panda
Tetori i vitit 2019 shënoi 3 vjetorin e Spar Albania në Shqipëri.
Me rastin e festimeve, Spar nisi fushata intensive me oferta e me surpriza fantastike për të shpërblyer klientët e tij në mbarë vendin. Një prej këtyre surprizave ishte dhe fushata “Ktheji blerjet në fitore”, e cila ju ofronte mundësinë të gjithë klientëve të fitonin 10 makina Fiat Panda 2019.
Kjo fushatë që nisi fuqishëm në të gjithë rrjetin e supermarketeve Spar dhe Interspar, përfshiu një numër shumë të madh konsuamtorësh, të cilët në çdo blerje të tyre në vlerë mbi 1,000 lekë, plus një nga brandet pjesmarrëse në fushatë, u bënë pjesë e lojës me mundësinë për të fituar super çmimet e mëdha. Shorteu i shumëpritur, përmbyllës i fushatës në fjalë u hodh ditën e diel më 12 janar 2020, live në TV Klan, tek programi “E diela Shqiptare”.
Fituesit e përzgjedhur në mënyrë rastësore, morën dhuratë nga një makinë Fiat Panda 2019, duke e nisur vitin me begati dhe pozitivitet. Fituesit nga Tirana, Elbasani, Lushnja, Kopliku, Vlora e Shkodra, u lumturuan gjatë ditës së diel, si 10 fatlumët e përzgjedhur midis qindra mijëra kuponave të mbledhur nga çdo dyqan i rrjetit të Spar Albania.
Ishin plot 59 dyqane, tek të cilat çdo blerës provoi mundësitë e fatit duke hedhur kuponat e shorteut në kutitë e vendosura dedikuar kësaj fushate. Mekanizmi i lojës ishte shumë i thjeshtë. Menjëherë pasi klienti plotësonte kushtet e fushatës, mjaftonte që në kuponat e marrë në kasë, të plotësonte të dhënat e tij personale si emër, mbiemër, numër telefoni dhe numrin e faturës që e bënte pjesë të shorteut. Duhej vetëm kaq dhe pastaj i lihej në dorë gjithçka rastësisë dhe fatit.
Fituesit e shpallur të këtij shorteu sëbashku me numrin e faturës përkatëse, janë të renditur si më poshtë:
- Enxhi Sulja - 12011190372
- Marsida Shahinaj - 12211190355
- Borana Gjikocaj - 11011190059
- Francis Zisi - 20912190080
- Dashurie Shehu - 61312190041
- Jonida Manelli - 10312190251
- Elsa Gega - 140612190046
- Igli Gjoni - 11210190234
- Fatmir Kurtaj - 11911190213
- Arben Pelushi – 30311190140
Spar Albania është rrjeti lider i supermarketeve në vend dhe si i tillë, nuk ndalet në shpërblimet, ofertat dhe dhuratat fantastike që jep për klientët e tij besnikë. Viti 2020 pritet të jetë edhe më i begatë, edhe më i mbushur me oferta, promocione e dhurata të panumërta për të gjithë ata që zgjedhin çdo ditë të bëjnë pazaret e tyre vetëm në dyqanet që mbajnë emrin e Spar Albania.
Spar Albania është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e fashion-it dhe atë minerare, në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, Jumbo, etj.