1 QERSHORI NIS KONKURSI I PIKTURAVE ME ORIZ OLIM

1 Qershori po afron dhe Spar smund te mos mendonte për fëmijët! Përveç aktiviteteve në Interspar Teg dhe Qtu, nga data 27 maj dhe deri në datën 10 qershor, në Facebook do zhvillohet një konkurs, ku pjesëmarrës janë “Piktorët e Vegjël”.

Piktorët e Vegjël është konkursi me i bukur që Spar në bashkëpunim me Olim po zhvillojnë për të gjithë fëmijët. Për tu bërë pjesë e konkursit, nevojitet ndihma juaj si prindër.

Nga data 27 maj deri në datën 3 Qershor , ora 20:00 duhet të dërgoni foto të pikturave me Orizin Olim në inboxin e Facebook-ut të Spar Albania.

Foto duhet të:

  • Të jetë e realizuar nga fëmija juaj
  • Të mos jetë foto internet (sepse do penalizoheni)
  • Të ketë në sfond orizin Olim

Fotot do të publikohen të gjitha njëkohësisht në mënyrë që kohëzgjatja të jetë e njëjtë për të gjithë konkurentët. Konkursi do të fillojë datë 3 Qershor dhe koha e votimit do të jetë për 8 ditë deri në datën 10 Qershor. Në datën 10 Qershor, ora 14:00 do të shpallet fituesi.

Fitues do të shpallet piktura që ka më shumë Reaction (like/love….)

Dhurata e Piktorit më të mirë është një PS4. Ëndrra e çdo fëmije në ditëte sotme është pikërisht PS4. .

KUJDES!

Do penalizohen të gjithë ata që:

  • Kanë foto të marrë nga internet
  • Kanë më shumë se 20 like nga të huaj (arabë, kinezë etj)

Suksese!