SPAR Albania, pranë fëmijëve jetimë, me nismën "Dhuro nje loder" Spar Albania së bashku me World Vision, në këtë fund-vit vjen me një tjetër ide në favor të fëmijëve.

“DHURO NJE LODER”

SPAR Albania, pranë fëmijëve jetimë, me nismën "Dhuro nje loder"

Spar Albania së bashku me World Vision, në këtë fund-vit  vjen me një tjetër ide në favor të fëmijëve.

"Dhuro një lodër" është nisma e ndërmarrë nga rrjeti ndërkombëtar i supermarketeve, I cili operon edhe në Shqipëri.

Tashmë në hipermarketet Interspar në qendrat tregtare QTU dhe TEG janë vendosur disa kosha, ku çdokush mund të kontribuoje me lodra apo veshje deri në 15 Dhjetor. Të gjitha këto donacione do tiu dhurohen fëmijëve në nevojë.

Të përfshirë edhe personalisht nga kjo nismë, punonjësit e Spar Albania, kanë vendosur një kosh për dhuratat edhe në zyrat e tyre qendrore në Tiranë.

Spar Albania dedikon çdo vit fonde në favor njerëzve në nevojë, ku çdo vit, përmes organizatave si World Vision Albania apo Down Sindrome Albania, përkrah dhjetra dhe qindra fëmijë, të rinj  apo familje, në varësi të nevojave të tyre të ndryshme.

Spar e ben këtë në kuadër të politikave të përgjegjësisë sociale të Grupit BALFIN, nën kujdesin e posaçëm të presidentit të këtij Grupi, Z.Samir Mane.