Karta “Happy” vlerësohet me “Gold Award” në Athinë
OnSolutions, pjesë e Grupit Balfin, në bashkëpunim me Qivos, ka fituar “Gold Award” në kategorinë “Best Partnership Initiative ‘’ për programin e besnikërisë HAPPY në Loyalty Awards 2020, lidhur me përftimin e një ekperience më të mirë për klientët si dhe rritjen e angazhimit në katër kompani të ndryshme, nën te njëjtën skemë, atë HAPPY.
Ky program i Grupit Balfin u dallua nga konkurentët e tjerë për shkak të mekanizmave të jashtëzakonshme të komunikimit, midis markave dhe klientëve, duke rritur në këtë mënyrë besnikërinë ndaj markës.
Në Loyalty Awards 2020, e organizuar nga ‘’Boussias Communications’’ në Athinë, Greqi, u nominuan dhe u vlerësuan per zhvillim dhe inovacion, projekte të ndryshme besnikërie nga liderët më të mëdhenj në treg në fusha të ndryshme si banka, shitësit më të mëdhenj me pakicë, ofrues të energjisë, kompani sigurimesh, etj.
Programi Happy është programi inovativ bazuar në blerjet e anëtarëve të kartës dhe përfshin kompanitë kryesore dhe markat më të mëdha në Shqipëri, nën të njëjtin program. Katër kompani: Neptun, SPAR, Jumbo dhe Fashion Group Albania, janë pjesmarrës në këtë skemë që prej ditës së parë, duke synuar të ofrojnë privilegje unike, me një vlerë kthimi të lartë te klientët besnikë.
Zotëruesit e kartës Happy shpërblehen dhe përfitojnë nga uljet e çmimeve dhe ofertat speciale, që i ndihmojnë ata të akumulojnë më shumë pikë. Përveç shpërblimeve të shumta, anëtarët e programit përfitojnë një përvojë unike dhe komunikime të personalizuara, bazuar në nevojat e tyre.