SPAR Albania është gjithmonë pranë kërkesës së klientit duke hapur marketin më të ri SPAR në Korçë.

Hapja e marketit më të ri SPAR në Korçë

SPAR Albania është gjithmonë pranë kërkesës së klientit duke hapur marketin më të ri SPAR në Korçë.

Marketi I ri, me vendndodhje në Qendrën më të re tregëtare West Park është i 72-ti për SPAR ALBANIA pjesë e rrjetit ndërkombëtar të supermarketeve SPAR International. Me një sipërfaqe prej 1150 m2, qytetarët e Korçës do të gjejnë një ambient të sigurtë, me një shumëllojshmëri produktesh dhe ofertash, sigurisht edhe një shërbim cilësor. Klientët e këtij marketi do të kenë mundësi të përzgjedhin nga gama e gjerë prej më shumë se 20.000 artikujsh të cilësisë së lartë. Natyrisht SPAR shpërblen klientët besnikë nëpërmjet Kartës Happy, ku bëhet e mundur mbledhja e pikëve të cilat mund të përdoren për blerje në SPAR, Jumbo, Neptun dhe në të gjitha dyqanet e markave të Fashion Group Albania.

Në marketin SPAR në Korçë, klienti mund të gjejë gjithçka, duke nisur nga produktet e freskëta, ato bio, produktet markës SPAR, artikujt të ndryshëm bazar dhe detergjentët e markave më të mira ndërkombëtare.

Spar jeto më mire,,shpenzo më pak!