Bashkepunimi World Vision dhe Spar Albania
Spar Albania, pjesë e Balfin Group, prej më se 3 vitesh bashkëpunon me World Vision për të mbështetur programin social “Tungjatjeta Jetë” i cili ka në vëmëndje fëmijët me aftësi të kufizuara dhe zbatohet në zona të largëta të Dibrës, Bulqizës, Librazhdit dhe Prrenjasit.
Një ekip ekspertësh, i përbërë nga fizioterapistë, logopedistë, psikologë dhe punonjës socialë, udhëton çdo ditë nga shtëpia, në shtëpi dhe ofron terapi të specializuara, mbështetje psiko-sociale, këshillim dhe mbështetje ekonomike në raste të veçanta:
- Vizitohen banesat e 123 fëmijëve me aftësi të kufizuara.
World Vision Albania, shprehet mirënjohës ndaj Spar Albania për përkushtimin dhe përgjegjësinë sociale të treguar ku falë bashkëpunimit 3 vjecar, janë mbledhur fonde të cilat janë përdorur për terapinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Spar Albania, si pjesë e Grupit Balfin, po jep kontributin e saj në kuadër të nismës duke personalizuar ujin Spar me etiketë të dedikuar e për çdo shishe të shitur dhuron 5 lekë në mbështetje të programit “Tungjatjeta”.
- Nëpërmejt bashkëpunimit janë shitur 155,086 shishe uji “Spar-Tungjatjeta”.
Njëkohësisht Spar ka vendosur në dispozicion hapësirat pranë kasave në çdo supermarket, si një mënyrë për të ftuar këdo që ka dëshirë, të japë një kontribut sado të vogël për këta fëmijë në kutitë e donacionit, duke besuar se të gjithë bashkë mund të bëjmë shumë!
- Gjatë vitit 2020, u mblodhën 375,492 ALL për terapinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara. 70 familjet më në nevojë të programit, krahas terapisë u mbështetën me paketa ushqimore, me dhurimet që blerësit besnikë të Spar kanë bërë në kutitë e vendosura enkas për këtë qëllim.
- Gjatë vitit 2020, u ofruan 5,656 seanca fizioterapi, logopedi dhe terapi zhvillimi për 123 fëmijë të programit dhe 175 prindër të tyre.