5 arsye pse të huajt dhe emigrantët zgjedhin këtë rrjet supermarketesh në Shqipëri
Marka Spar ështe një markë ndërkombëtare, që përfaqëson jo vetëm rrjetin lider të supermarketeve në Shqipëri, por edhe një markë, nën logon e të cilit prodhohen me qindra produkte, me cilësi që spikat në të gjithë tregun vendas dhe jo vetëm.
Të prodhuara në fabrikat më të mira europiane, kryesisht në Holandë (nga ku marka e ka origjinën), Itali dhe Austri, produktet unike të Spar, ruajnë të njëjtën cilësi në çdo vend të botës, duke mos bërë asnjë dallim midis konsumatorëve, pasi për Spar, klientët janë të gjithë të njëjtë dhe ata meritojnë të marrin të njëjtin standard të cilësisë së produktit dhe shërbimit, pavarësisht koordinatave gjeografike ku ata ndodhen.
Për pak muaj mbushet viti i tretë që Spar operon në Shqipëri, duke e nisur rrugëtimin me vetëm 10 dyqane. Sot, 2 vite e gjysmë më vonë, numërohen 50 dyqane që mbajnë logon Spar dhe Interspar, ndërsa ende nuk janë mbyllur planet për çeljet e reja në vazhdim, deri në fund të vitit.
Zgjerimi i vazhdueshëm i Spar, vjen falë punës së pandalshme të mbi 600 punonjësve të dedikuar me përkushtim ndaj nevojave konsumatore për një shërbim cilësor dhe shembull për gjithë tregun. Falë kësaj pune të parreshtur, Spar është përqafuar shumë mirë nga konsumatori, pikërisht si brand ndërkombëtar, por edhe falë faktit që është pjesë e Grupit Balfin, emër që jep garanci dhe besueshmëri në të gjithë sektorët ku operon. Spar, është i specializuar në krijimin e disa linjave produktesh, të cilat u përshtaten konsumatorëve me nevoja specifike, të veçanta dhe që dëshirojnë të kujdesen më mirë për shëndetin dhe stilin e tyre të jetesës. Më poshtë po i rendisim në mënyrë të detajuar.
Spar Natural
SPAR Natural u zhvillua për t'iu përgjigjur kërkesës gjithnjë e në rritje të konsumatorëve për zgjedhje më të shëndetshme duke i mundësuar markës globale SPAR një mundësi për të diferencuar edhe më tej veten nga konkurrenca.
Konsumatorët, të ndërgjegjshëm ndaj shëndetit, pretendojnë shumë më shumë nga industria e ushqimit sot, dhe SPAR, si lider i afirmuar brenda sektorit të tregtimit të standardizuar, vendos një standard të ri në fushën e shëndetit dhe mirëqënies, duke ofruar produkte nën emrin e Spar Natural. Ky koncept përqëndrohet në ofrimin e produkteve vegjetariane, vegane, organike, pa gluten, pa grurë, pa përbërje qumështore, pa laktozë dhe pa sheqer; dhe mbështet angazhimin e SPAR për produkte të freskëta, të shëndetshme, ushqyese dhe të qëndrueshme.
Spar Bio
Linja Bio, është simbol i Spar në produktet që prodhohen me anë të bujqësisë organike. Është një linjë e gjerë produktesh që prek që nga produktet e bulmetit deri tek bishtajoret dhe fruta-perimet. Të gjitha këto produkte janë të mirë-përzgjedhura, të çertifikuara dhe të paketuara në një ambient të mbrojtur dhe të sigurtë, për të shmangur çdo trajtim me ushqyes kimikë dhe konservues.
Cilësia Spar, e kombinuar me një eksperiencë të veçantë në këtë sektor, përkthehet në një ofertë të pasur, të seleksionuar, të shijshme dhe me ushqime absolutisht të sigurta. Mirëqënia dhe shëndeti sëbashku në një zgjedhje që bashkon natyrën, mirëqënien dhe shijen.
Marka Spar e linjës Bio është e çertifikuar dhe përmbush të gjitha standartet e kërkuara nga legjislacioni i Bashkimit Europian. E për më tepër, Spar ushtron në mënyrë të rregullt edhe kontrollet e veta ditore, për të garantuar cilësinë e lartë të produkteve të tij. Këto produkte mund të dallohen fare thjeshtë, ku në paketimin e tyre ndodhet e stampuar logo identifikuese Bio e BE, e cila vërteton se një produkt është çertifikuar nga Agjensia e autorizuar e kontrollit ushiqmor, si produkt organik. Kjo do të thotë që ky produkt ka përmbushur të gjitha kriteret strikte në proçesin e prodhimit, përpunimit, transportit dhe magazinimit. Pulla identifikuese ka formën e gjethes jeshile të përbërë nga yjet.
Spar Premium
Ekselenca lind atje ku ka pasion për shije. Kjo është motoja e linjës Spar premium, e cila ju uron mirëseardhjen në botën në të cilën cilësia e lartë ushqimore takon tavolinën tuaj. Kjo linjë është tërësisht e bazuar në kulturën dhe ekselencën e ushqimeve italiane.
Nëpërmjet eksperiencës, studimit të thellë dhe të vazhdueshëm, Spar përzgjedh më të mirën e prodhimeve ushiqmore italiane dhe u ka ofruar këtyre produkteve të shkëlqyera, garancinë e një privilegji të caktuar në të gjitha tryezat e konsumatorëve tanë.
Produkte të mirë-seleksionuara, proçese përpunimi të kujdesshme dhe tradicioniale, çertifikime europiane DOP, IGP, STG – të cilat sigurojnë që teknologjia e prodhimit, tradita e rritjes, kultivimit dhe përpunimit të produkteve e ka prejardhjen vetëm nga një vend gjeografik i përcaktuar italian; janë në thelb të fokusit të Spar.
Vëmendje ndaj intolerancave ushiqmore
Përkushtimi i Spar për të ofruar produkte për të gjithë konsumatorët dhe nevojat e tyre specifike nuk mund të linte jashtë vëmendjes dhe konsumin për ata që kanë intoleranca ushqimore. Janë të shumtë ata konsumatorë, të cilët, në varësi të sistemit të tyre imunitar mund të kenë probleme nga sistemi gastro-intenstinal, i cili has vështirësi në tretjen dhe përthithjen e elementëve ushqyes të disa lloje produktesh. Kjo sjell çrregullime në organizëm, të ngjashme me ato të një alergjie. Kështu, linja “free from” është linja e dedikuar e Spar, që ofron produkte pa laktozë apo pa gluten, duke iu ofruar të gjithë atyre konsumatorëve me intoleranca ushqimore, të mos heqin dorë nga ushqimet e preferuara, pasi Spar ofron të njëjtat ushqime pa substanca alargente, duke ruajtur shijen, cilësinë dhe çmimet më të mira.
Shije nga Bota
Nuk është e nevojshme të aplikoni për vizë apo të shkoni shumë larg, për të provuar të gjitha shijet e botës. Ushqime të ndryshme që nga Meksika, Australia, Kina apo Japonia, i gjeni të mbledhura në një vend të vetëm, në Spar Albania.
Qindra produkte nga vende të ndryshme të botës, mbushin raftet e një seksioni të veçantë në Hipermarketete Interspar dhe supermarketete Spar, që i dallon nga të tjerët. Shije të paprovuara më parë, të kuzhinës botërore, vijnë kaq pranë shtëpisë tuaj, pa ju dashur të shkoni shumë larg.
Kjo do të thotë se jo vetëm klientët shqiptarë të Spar mund të prekin botën duke qenë në vendin e tyre, por edhe turistët, të huaj me banim në Shqipëri, apo shqiptarët që kthehen në atdhe nga emigrimi për t’u çmallur me familjarët, mund të ruajnë standardin ushqimor që janë mësuar në vendet e origjinës, duke i gjetur produktet e tyre të preferuara edhe pse janë shumë milje larg.
SPAR Albania është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon.