Ndiz një shpresë!

Spar Albania, në bashkëpunim me organizatat jo-fitimprurëse World Vision Albania dhe Food Bank Albania, këtë prag festash ndërmarrin nismën ‘Ndiz një shpresë!&rsquo

Kjo iniciativë synon t’u vijnë në ndihmë familjeve në nevojë, në zonat rurale dhe periferike të vendit tonë, me paketa ushqimore.

Ftojmë të gjithë qytetarët që ndërsa bëjnë blerjet këtë muaj festiv në Interspar TEG dhe QTU, të dhurojnë artikuj ushqimorë sipas dëshirës së tyre për familjet në nevojë.

Të gjitha ushqimet do të jenë një ndihmë konkrete, një buzeqeshje më shumë, dhurata juaj e fundvitit për ata njerëz ku “pak” bën diferencen me “shumë". Për të bërë të lumtur shumë familje e fëmijë në këtë prag festash, eja në Interspar dhe dhuro me zemër për të ndezur një shpresë!