SPAR VIJOJNË ZGJERIMIN E RRJETIT TË DYQANEVE, TASHMË EDHE NË GOLEM, KAVAJË

Grupi BALFIN vazhdon zgjerimin dhe përmirësimin e rrjetit me pakicë, SPAR, duke hapur dyqanin më të ri në destinacionin turistik të Golemit, Kavajë për të qënë sa më pranë konumatorëve në këtë sezon të ri turistik dhe më gjatë.


Dyqani I hapur në Golem, është i 62-ti për rrjetin më të madh ndërkombëtar të supermarketeve në Shqipëri. Me një sipërfaqe prej 550 m2, qytetarët dhe turistët e Golemit do të gjejnë një ambjent të sigurt, shumëllojshmëri produktesh e ofertash dhe shërbim cilësor. Klientët e SPAR në Golem do të kenë mundësi të përzgjedhin midis më shumë se 6.000 artikujve të standarteve më të larta. Nuk do të mungojë as shpërblimi I besnikërisë për të gjithë klientët e SPAR Golem, pasi nëpërmjet Kartës Happy klientët do të mund të mbledhin pikë të cilat mund ti përdorin për blerje në Spar, Jumbo, Neptun dhe të gjitha dyqanet e markave të Fashion Group Albania (Cortefiel, Springfield, Geox, Parfois, Women'Secret, Golden Point, Okaidi, Mango, Prenatal and Carpisa). Në Shqipëri, SPAR është i vetmi rrjet që ka 2 hipermarkete të mëdha në Tiranë. Në marketet Spar, konsumatori mund të gjejë gjithçka, që nga produktet e freskëta, produktet bio, produktet e vetë markës SPAR dhe deri tek tekstilet dhe enët e kuzhinës. Tashmë supermarketi SPAR, I ndodhur në lagjen Qemal Stafa, Golem, do të ketë gjithashtu një varietet produktesh nga JUMBO. SPAR ka zgjeruar rrjetin e dyqaneve të veta në qytetet më të mëdha të vendit, me qëllimin e vetëm për të qenë gjithmonë e më pranë konsumatorit, duke numëruar 62 markete dhe rreth 1’200 vende të reja pune.