Spar Albania 10 mijë maska dhe doreza donacion Policisë së Shtetit
Spar Albania, në kuadër të nismave në dobi të komuniteteve, i dhuroi Policisë së Shtetit 5’000 maska dhe 5’000 palë doreza (10’000 njësi) mbrojtëse për t’u përdorur nga forcat e policisë gjatë luftës me përhapjen e koronavirus (COVID-19).
Dorëzimi i maskave dhe dorezave u krye në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Tiranë për t’ju shpërndarë më tej forcave të policisë në terren.Policia e Shtetit, në këtë periudhë të vështira, është përditë në rrugë duke ndërvepruar me qytetarët në një përpjekje masive për të kontrolluar dhe minimizuar përhapjen e COVID-19. Duke qenë në kontakte të vazhdueshme me qytetarët, vetë policët janë ndër më të ekspozuarit karshi virusit. Duke u njohur me situatën dhe sfidën e policisë së shtetit Spar Albania vendosi t’i vinte në ndihmë duke i dhuruar materiale mbrojtëse. Ky dhurim i Spar Albania për uniformat blu u krye nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane. Gjatë dorëzimit të maskave dhe dorezave, Drejtori e Departamentit për Shërbimet Mbështetëse në Policinë e Shtetit, Drejtues i Lartë Theodhori Gravani, u shpreh: “Falënderoj Spar Albania dhe Grupin BALFIN për kontributin e çmuar, i cili vjen në një moment të rëndësishëm dhe delikat. Dhurimi i maskave dhe dorezave ndihmon jo vetëm në ruajtjen e shëndetit të forcave të policisë pore edhe vetë qytetarëve në vijimin e punës së përditshme që ne po bëjmë në kuadër të luftës kundra COVID-19.” Ndërsa përfaqësuesja e Spar Albania, Granada Flaga, u shpreh se: ‘Sot, patjetër, nuk kishte si të mos ishim në këto ditë vështira pranë Policisë së Shtetit, që sikurse me mjekët, janë në vijën e parë për të shpëtuar jetët e qytetarëve. Sot, SPAR dhuron 10’000 maska dhe doreza dhe urojmë që kjo të jetë një ndihmë në Policisë e Shtetit, për t’i shërbyer qytetarëve. I Jemi të gjithë mirënjohës për punën e tyre.” Policia e Shtetit, bashkë me mjekët, infermierët, forcat e armatosura, zjarrfikësit, shitësit, shpërndarësit e mallrave, etj, mbeten në vijën e parë të frontit për përballjen me koronavirusin. Nuk është hera e parë që shoqëritë e Grupit BALFIN ndihmojnë në përballimin e emergjencave kombëtare. Edhe për personat e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, shoqëritë e Grupit BALFIN dhuruan 1.2 milion euro. Grupi BALFIN synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale.