SPAR vijojnë zgjerimin e rrjetit të dyqaneve, tashmë edhe në Pogradec
Pavarësisht vështirësive ekonomike të diktuara nga pandemia globale COVID-19, Grupi BALFIN nuk është tërhequr nga investimi për zgjerimin dhe përmirësimin e rrjetit të tregtisë me pakicë. SPAR ka hapur dyqanin më të ri në qytetin turistik të Pogradecit, duke qenë më afër konsumatorëve dhe duke ndihmuar punësimin në këtë qytet.
Dyqani i hapur nga SPAR në Pogradec është i 58-ti për rrjetin më të madh ndërkombëtar të supermarketeve në Shqipëri. Me një sipërfaqe prej 1’000 m2, qytetarët dhe turistët e Pogradecit do të gjejnë një mjedis të sigurt, shumëllojshmëri zgjedhjesh dhe shërbim cilësor. Klientët e SPAR në Pogradec do të gjejnë mbi 3’000 artikuj të standardeve më të larta. Supermarketi i SPAR, i ndodhur në Lagjen Nr. 1, në rrugën “Kristo Sotiri”, shënon edhe një risi pasi aty do të gjenden edhe produkte të JUMBO. SPAR brenda këtij viti do të çelë dyert edhe të një numri të konsiderueshëm dyqanesh të tjera në Tiranë. Ashtu si edhe në të gjitha dyqanet e tjera të SPAR, besnikëria shpërblehet. Nëpërmjet kartës Happy klientët mbledhin pikë që mund ti përdorin për blerjet e tjera. Karta Happy mund të përdoret në Spar, Jumbo, Neptun dhe të gjitha dyqanet e markave të Fashion Group Albania (Cortefiel, Springfield, Geox, Parfois, Women'Secret, Golden Point, Okaidi, Mango, Prenatal and Carpisa). Rreth SPAR SPAR u shërben mesatarisht 19’500 klientëve në ditë. Në Shqipëri, SPAR është i vetmi rrjet që ka 3 hipermarkete të mëdha, si dhe i vetmi rrjet me dy të tilla në Tiranë. Në hipermarktetet Interspar, konsumatori mund të gjejë gjithçka, që nga produktet e delikatesës, produktet bio, shije nga bota e deri tek tekstilet dhe enët e kuzhinës. Në këto katër vjet në tregun shqiptar, SPAR arriti të zgjerojë rrjetin e dyqaneve të veta duke u shtrirë në qytetet më të mëdha të vendit, me qëllimin e vetëm për të qenë gjithmonë e më pranë konsumatorit. Në vetëm katër vite në Shqipëri, kompania arriti të hapë 58 markete dhe rreth 1’200 vende të reja pune. SPAR mirëpret çdo kërkesë për partneritet nga çdo qytet i Shqipërisë, për të bashkëpunuar. Kushdo që ka një biznes të llojit supermarket dhe dëshiron të punojë me SPAR, apo cilido që dëshiron të investojë në këtë industri, SPAR është i gatshëm ti ofrojë ekspertizën më të mirë europiane dhe modelin më të suksesshëm për këtë biznes.