SPAR VIJON ZGJERIMIN E RRJETIT TË DYQANEVE, TASHMË TE GJIRI I LALZIT, DURRËS.

Grupi BALFIN vazhdon zgjerimin dhe përmirësimin e rrjetit  SPAR, duke hapur marketin më të ri në destinacionin turistik të Gjirit të Lalzit për të qënë sa më pranë konsumatorëve në këtë sezon të ri turistik dhe më gjatë.


Marketi i hapur në Gjirin e Lalzit, Manëz , është i 63-ti për SPAR ALBANIA pjesë e rrjetit ndërkombëtar të supermarketeve SPAR International. Me një sipërfaqe prej 500 m2, qytetarët dhe turistët e Gjirit të Lalzit tashmë do të gjejnë një ambient të sigurtë,me një shumëllojshmëri produktesh dhe ofertash, sigurisht shërbim cilësor. Klientët e këtij marketi do të kenë mundësi të përzgjedhin nga gama e gjerë prej më shumë se 7.000 artikujsh të cilësisë së lartë. Natyrisht SPAR shpërblen klientët besnikë nëpërmjet Kartës Happy, ku bëhet e mundur mbledhja e pikëve të cilat mund të përdoren për blerje në SPAR, Jumbo, Neptun dhe në të gjitha dyqanet e markave të Fashion Group Albania.

Në marketin SPAR Gjiri i Lalzit, konsumatori mund të gjejë gjithçka, duke nisur nga produktet e freskëta, ato bio, gluten free, produktet markës SPAR si dhe mbi 500 artikuj sezonalë nga JUMBO.

Spar jeto më mirë,shpenzo më pak!