SPAR Albania përmirëson përvojën e klientit nëpërmjet rinovimeve të marketeve

SPAR Albania është gjithmonë pranë kërkesës së klientit. Me investimin e tij të fundit në rimodelimin e marketit SPAR tek Selvia, kompania përmirësoi zonat e përgatitjes së ushqimit, ngrirësin dhe frigoriferin, procedurat e pastrimit, pajisjet dhe mirëmbajtjen.

SPAR planifikon të zbatojë rregullisht investime të ngjashme për të mbajtur çdo dyqan të freskët dhe modern.

“Është shumë e rëndësishme që ti sigurojmë klientëve një ambjent mikpritës, me një design modern dhe një gamë të pasur produktesh” tha Petrit Gjini, Menaxher I Marketit.

Dyqani SPAR në Selvi ka një sipërfaqe prej 450 m2, ku qytetarët do të gjejnë një mjedis të sigurt, me një larmi produktesh dhe ofertash, dhe sigurisht shërbim cilësor. Konsumatorët do të kenë mundësinë të zgjedhin nga një gamë e gjerë prej më shumë se 7,000 artikujsh me cilësi të lartë, duke filluar nga produktet e freskëta, pa gluten dhe organike, tek produktet e markës SPAR dhe artikuj të ndryshëm shtëpiak.

Me një mjedis dhe asete krejtësisht të reja, rimodelim bashkëkohor, oferta ekskluzive dhe degustime të ndryshme, SPAR synon të përcjellë një standard cilësor në shërbim, si dhe përvoja të tjera të shkëlqyera të vetë markës SPAR International.

SPAR është rrjeti më i madh ndërkombëtar i supermarketeve në Shqipëri, i pranishëm në 48 vende të botës. Është pjesë e skemës më të madhe të besnikërisë me shumë marka në Shqipëri, përmes së cilës klientët mund të mbledhin pikë për çdo blerje me Happy Card.