Fituan llotarinë, Spar u dorëzon çelësat e apartamenteve në Vala Mar 2 familjeve nga Gjirokastra e Tirana
Viti nisi më mbarë se kurrë për dy fituesit e 2 super apartamenteve në rezidencën Vala Mar në Hamallaj (rrethi Durrës) që SPAR dhuroi ditën e diel më 13 janar, gjatë shorteut të hedhur LIVE në emisionin “E Diela Shqiptare” në TV Klan.
Sot, dy fituesit e llotarisë, Z. Serjan Muho nga Gjirokastra dhe Znj. Sanije Hysa nga Tirana, për të cilët lajmi se u bënë fitues, ishte surpriza më e këndshme dhe më e papritur e këtij fillim viti, u paraqitën në resortin që ndodhet në Gjirin e Lalëzit, ku në praninë edhe të drejtuesit të emisionit “E Diela Shqiptare” Ardit Gjebrea, iu dorëzuan çelësat e apartamenteve nga ana e përfaqësuesve të Spar.
Këto dhurata për ta u mundësuan me rastin e festimit të 2-vjetorit të Spar në Shqipëri, kur që nga 2 Tetori 2018, për 105 ditë me radhë qytetarë nga e gjithë Shqipëria u ftuan që të bëheshin pjesë e shorteut për të fituar dy super dhuratat që do të bënin të lumtur 2 familje.
Si çdo herë, edhe kësaj rradhe fushata e Spar i tejkaloi pritshmëritë. Pjesmarrja qe e jashtëzakonshme dhe miliona kupona mbushën kutitë e shorteut që ishin të pranishme në çdo dyqan të rrjetit, duke treguar qartazi besnikërinë dhe besimin që konsumatorët kanë tek Spar.
Të bëheshe pjesë e lojës ishte fare e thjeshtë! Mjaftonte një blerje e një prej produkteve të 54 brandeve pjesëmarrëse në shorte. Gama e përzgjedhjes ishte e gjerë dhe vetëm me 100 lekë çdo klient kishte mundësinë të bëhej fituesi i madh.
Kaq e thjeshtë është të fitosh një apartament me SPAR.
Por surprizat nuk përfundojnë me kaq. Spar do të vazhdojë të dhurojë edhe në fushatat vijuese, duke bërë të lumtur të tjerë qytetarë, të tjerë konsumatorë besnikë të cilët zgjedhin të blejnë produktet më cilësore me çmimet më të arsyeshme, gjithmonë dhe vetëm në Spar.
Sepse me Spar jeton më mirë dhe shpenzon më pak!