SPAR kontribuon për fëmijët e shtëpisë së foshnjës
Babylino në bashkëpunim me Spar Albania, po organizon një fushatë sensibilizuese, në ndihmë të shtëpive të foshnjes në vend, fushatë kjo që ka nisur më date 1 Mars dhe që do të finalizohet më 31 Maj 2019.
Në emër të kësaj kauze, do të mblidhen të ardhura, të cilat do të vijnë nga shitja e çdo paketimi “Babylino Value”.
Kontributi do të jetë i konsiderueshëm, ku për çdo copë të shitur të këtij produkti në të gjithë rrjetin e dyqaneve Spar dhe Interspar, 50 leke do të shkojë në ndihmë të shtëpive të foshnjes.
Imazhi përcjelljes i mesazhit të fushatës është i dukshëm në të gjitha dyqanet Spar, në mënyrë që konsumatori ta gjejë lehtësisht produktin në fjalë.
Kjo fushatë është e vlefshme vetëm në rrjetin e supermarketeve Spar.
Kontributi i Spar, si pjesë e politikave mbi Përgjegjësinë Sociale të Grupit Balfin është i konsoliduar tashmë edhe me mjaft aktivitete të tjera të këtij profili. Ndër to mund të përmendet bashkëpunimi me World Vision përmes programit “Tungjatjeta”, program i cili ofron vizita dhe shërbime për fëmijët me aftësi ndyrshe në zonat e thella të vendit, në banesat e tyre.
Fund-vitin e kaluar SPAR organizoi gjithashtu një vizitë në jetimoren “Fillimet e Reja” në Tiranë, ku banojnë 13 fëmijë nga mosha 2 deri në 17 vjeç.
SPAR u dhuroi fëmijëve lodra të ndryshme, produkte ushqimore dhe të higjienës personale, si dhe materiale bazike shkollore.
Në planet e SPAR është që kompania të vazhdojë ta ndihmojë në mënyrë të vazhdueshme këtë shtëpi fëmije, nëpërmjet furnizimeve që do të sigurojë nga furnitorë të ndryshëm.
SPAR Albania është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon.