Dita Ndërkombëtare e Ujit, ulje dhe nisma të ndryshme te Spar
Spar Albania është njohur që në fillimet e veta për promovimin e vlerave ushqimore, të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme dhe kujdesit ndaj vetes.
Gjithmonë në shërbim të konsumatorit duke u përpjekur të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së jetës, si një përkrahës i fuqishëm i shëndetit të mirë.
Për këtë, Spar Albania përpiqet të gjejë gjithmonë mënyra për të sjellë eksperienca të reja në blerje në të gjithë rrjetin e supermarketeve Spar, për të gjithë klientët besnikë, që nuk e harrojnë për asnjë moment që produktet më të mira dhe me çmimin më të mirë, gjenden vetëm në Spar.
Këtë pranverë, në 22 Mars, në ditën ndërkombëtare të ujit, në çdo dyqan Spar dhe Interspar, do të gjeni 10% ulje në të gjithë departamentin e ujit!
Për ta bërë edhe më të thjeshtë konsumimin e ujit si edhe për t’u gjendur edhe më pranë vëmendjes së konsumatorit, tek çdo dyqan Spar, në ditën e ujit, do ta gjeni atë prezent pranë çdo produkti që kërkon shoqërimin e tij me një konsum të lartë uji. Pranë çokollatave dhe ëmbëlsirave; patatinave, bulmetit, si edhe çdo produkti tjetër në sasi të larta erëzash, proteinash dhe sheqeri.
Lajmi më i mirë nuk është vetëm ky, por një super-ofertë e ujit e cila vjen vetëm për paketimin 2 litra të “Ujit Spar”, i cili nga 49 lekë/shishe do të ulet plot 40% dhe do të shitet 29 lekë/shishe.
Uji është jetë dhe si i tillë duhet të konsumohet në sasitë e duhura nga të gjithë. Avantazhet që vijnë nga uji janë të shumta:
- Nxit energjinë dhe ndikon në heqjen e lodhjes
- Ndihmon në humbje të peshës
- Rrit metabolizmin
- Largon toksinat e trupit
- Hidraton lëkurën dhe lufton kundra plakjes
- Përforcon sistemin imunitar
- Zbut dhimbjet e kokës dhe trupit
- Përmirëson humorin
Për këto dhe shumë arsye të tjera, Spar Albania në bashkëpunim me World Vision në programin “Tungjatjeta”, që prej vitit 2017, është bërë iniciatori kryesor që përdorur Ujin si elementin simbol të manifestimit të jetës. Duke blerë nga Uji i personalizuar Spar, 5 lekë nga çdo shishe të shitur, do të shkojë në mbështetje të këtij projekti dhe fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Së fundmi, me fushatën më të re #BliSantAnnaNeSpar, vetëm duke bërë një foto në Hipermarketet Interspar, në footbothin e vendosur në dyqan, pranë ujit Sant’ Anna, dhe duke e publikuar në Instagram ose Facebook me hashtagun #BliSantAnnaNeSpar, paketimi koli Sant’Anna Baby, do të ulet me 10 lekë për çdo 50 hashtagë.
Në Spar shpërblimet, ofertat dhe iniciativat në ndihmë të konsumatorit, janë të pafundme. Ju mbetet vetëm t’i përfitoni. Me Spar, jetoni gjithmonë shëndetshëm.
SPAR Albania është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e fashionit dhe atë minerare, si dhe aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Jumbo, Neptun etj.