20 MARSI – DITA NDERKOMBETARE E SHENDETIT ORAL
20 Marsi është dita ndërkombëtare e Shëndetit Oral. Kjo është një ditë ndërkombëtare e përcaktuar nga Federata Dentare Botërore që nga viti 2013. Qëllimi i kësaj dite është për të promovuar ndërgjegjësimin botëror për çështjet rreth shëndetit oral dhe rëndësinë e higjenës së gojës. Spar Albania i bashkohet kësaj dite botërore duke e promovuar edhe në Shqipëri ditën e shëndetit oral.Me date 20 Mars do të zhvillohen aktivitete online në mediat tona sociale, me pyetje, informacione, këshilla dhe dhurata për një shëndet oral sa më të mirë. Në Interspar në Teg do të ketë një fushatë sensibilizuese për kujdesin që duhet treguar ndaj gojës. Do të jepen informacione shumë të dobishme dhe do të shpërndahen dhurata nga Lacalut. Gjithashtu ju kujtojmë se në katalogun e Spar& Interspar (15 -27 Mars) do të gjeni nje seksion të vecantë të dedikuar produkteve të shëndetit oral me super oferta.